☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.48 ▲1.54%
ARI 4,145 ▲1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,178 ▲ +2.62% ETH $2,415 ▲ +4.17% XRP $1.3140 ▲ +2.52% SOL $96.2100 ▲ +3.56%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,145 ▲1.77 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,145 ▲1.77 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Shiroka Pula takon ministrin e Jashtëm të Zvicrës, në fokus marrëdhëniet ekonomike dhe mbështetja ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e OSBE-së, Ignazio Cassis, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke falënderuar Cassis për mbështetjen e vazhdueshme zvicerane ndaj Kosovës.

Ajo ka theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve zvicerane në Kosovë. Në këtë drejtim, ka vlerësuar bilancin aktual tregtar ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar potencialin për rritje të mëtejshme përmes mundësive që ofron EFTA.

Në takim është diskutuar edhe për mbështetjen e Zvicrës në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Presidentja ka vënë në pah gjithashtu rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve. Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për angazhimin e kontingjentit zviceran të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999.

Nga ana e tij, ministri Ignazio Cassis ka rikonfirmuar përkushtimin e Zvicrës për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës edhe në të ardhmen, duke shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për presidenten Shiroka Pula. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.