☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,890 ▼ -1.48% ETH $2,226 ▼ -0.93% XRP $1.3360 ▼ -1.37% SOL $82.6900 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Shkaktarët e vërtetë të puçrrave në fytyrë

Janë të shumta shkaqet që ju shkaktojnë puçrra në fytyrë. Për fat të keq, disa zakone të këqija mund të nxisin reaksione alergjike dhe irritime që si pasojë parashikojnë daljen e tyre pothuajse në të gjithë zonën e fytyrës. Zbuloni më poshtë se cilat janë sjelljet me një rrezik të lartë që duhen shmangur për të pasur një lëkurë perfekte

  1. Ekrani i smartphone-t

Ekrani i celularit është një “çerdhe” e panjohur bakteresh, ndaj ai është një nga elementet që e shkatërron më shumë lëkurën. Është mirë që telefonin tuaj ta pastroni me letër të posaçme antibakteriale.

  1. Mungesa e vitaminës C

Mungesa e vitaminës C dobëson sistemin imunitar dhe në këtë mënyrë i lejon bakteret që të “pushtojnë” edhe fytyrën. Pra ju prej mungesës së saj, jo vetëm që mund të sëmureni së brendshmi, por edhe së jashtmi. Zgjidhja është që të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C ose të kaloni disa minuta jashtë shtëpisë në prani të rrezeve të diellit, sigurisht duke i kushtuar vëmendje edhe mbrojtjes së lëkurës me një krem të posaçëm, po ashtu edhe buzëve.

  1. Konsumimi i probiotikëve

Probiotikët bëhen shpesh ndihmë për kujdesin e lëkurës me probleme, por në të vërtetë, mund të ndodhë që disa lloje enzimash të stimulojnë prodhimin e baktereve, duke shkaktuar reaksione të ndryshme në fytyrë. Nëse kjo ndodh për një periudhë më shumë se dyjavore, është mirë që të ndryshoni produkt.

  1. Uji i dushit

Disa lloje metalesh dhe mineralesh të gjendura në ujin e dushit tuaj mund të shkaktojnë reaksione të papritura për lëkurën. Vendosini dushit një filtër ose përndryshe bëjeni zakon larjen e fytyrës me ujë të distiluar.

  1. Pirja e shumtë e kafesë

Kafeja ka një fuqi të madhe dehidratuese për lëkurën dhe për këtë, pirja e shumtë e saj, ashtu si alkooli, duhet eliminuar nëse dëshironi të keni një lëkurë pa probleme. Gjithashtu, përmbajtja e dëmshme e kafes (PH acid) mund të shkaktojë herpes, kryesisht rreth buzëve.

  1. Mosfjetja në mënyrën e duhur

Fjetja me celularin pranë është shumë e dëmshme përderisa ritmet gjumë-zgjim bëhen të vështira e për rrjedhojë sistemi imunitar dobësohet dhe pas tij fillon edhe stresi. E në këtë mënyrë, dalja e puçrrave në fytyrë bëhet edhe më e lehtë. Mundohuni të lexoni një libër të mirë përpara se të shkoni në shtrat dhe flini të paktën tetë orë për çdo natë.

  1. Përdorimi i produkteve make up

Përdorimi i fondontinës dhe produkteve të tjera të make up-it është shumë i dëmshëm për lëkurën, përderisa poret qëndrojnë të bllokuara. Nëse nuk e keni shumë të nevojshme pudrën, atëherë lyhuni shumë lehtë, duke ndjekur edhe trendin e këtij viti ose përndryshe mos harroni të trukoheni me kujdes të madh.

  1. Mospërdorimi i tonikut (pastrues fytyre)

Mospërdorimi i tonikut është një gabim i madh: qëllimi i këtij produkti është ai i riekuilibrimit të lëkurës, pasi janë përdorur detergjente të ndryshme për pastrimin e saj.

  1. Konsumi i sheqernave

Mbajtja e një diete jo të shëndetshme e pasur me yndyra, karbohidrate komplekse dhe sheqerna, është jashtëzakonisht e dëmshme për lëkurën. Mundohuni të hani në mënyrë të ekuilibruar pa abuzuar.

  1. Ndërrimi i shpeshtë i produkteve të kujdesit të lëkurës

Dy ose tri ditë nuk janë të mjaftueshme për të vlerësuar efikasitetin e një detergjenti ose të një kremi fytyre. Mos i ndryshoni shpesh produktet për kujdesin e lëkurës.

  1. Përdorimi i produkteve shumë të ashpra

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, me siguri se u drejtoheni produkteve me veti sa më të thata të mundshme. Por në fakt, abuzimi me kremrat, skrabin dhe maskat kundër yndyrës së lëkurës, e përkeqësojnë edhe më shumë situatën, duke shkaktuar edhe puçrra.

  1. Moslarja mirë e pajisjeve për pastrimin e fytyrës

Zakoni i moslarjes së pajisjeve, të cilat përdoren për pastrimin e lëkurës, herët a vonë bëhet shkak i dëmtimit të lëkurës suaj. Puçrrat bëhen më evidente në këtë rast. Ndaj mbajeni parasysh këtë aspekt.

  1. Përdorimi i kremrave kundër diellit

Nëse problemi juaj i puçrrave bëhet më i dukshëm në verë gjatë pushimeve, ka shumë mundësi që kremi kundër diellit të jetë shkaktari i parë i tyre. Në fakt, shumë kremra të këtij lloji përmbajnë një përbërës të quajtur avobenzon, i cili supozohet të jetë përgjegjës për irritimin e lëkurës tek ata persona që kanë probleme me të.

Burimi: Pour Femme

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.