⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 09 Tetor 2026
S&P 500 7,800 ▲0.44%
DOW 51,526 ▲0.57%
NASDAQ 27,307 ▲0.42%
NAFTA 91.97 ▲0.52%
ARI 4,209 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,914 ▲ +1.5% ETH $2,488 ▲ +0.3% XRP $1.3792 ▲ +0.8% SOL $109.5300 ▼ -0.65%
S&P 500 7,800 ▲0.44 % DOW 51,526 ▲0.57 % NASDAQ 27,307 ▲0.42 % NAFTA 91.97 ▲0.52 % ARI 4,209 ▲1.24 % S&P 500 7,800 ▲0.44 % DOW 51,526 ▲0.57 % NASDAQ 27,307 ▲0.42 % NAFTA 91.97 ▲0.52 % ARI 4,209 ▲1.24 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën “Shkalla e Meritës”, e cila synon të ndryshojë mënyrën e rekrutimit dhe zhvillimit të karrierës në administratën publike, përmes një sistemi digjital që, sipas tij, do të garantojë më shumë transparencë dhe mundësi të barabarta për kandidatët.

Gjatë prezantimit, Rama tha se rezultatet e sistemit universitar dhe arsimor do të përdoren në proceset e rekrutimit në administratë, si dhe gjatë zhvillimit të karrierës së punonjësve publikë, duke e krahasuar modelin e synuar me qendrën e provimeve të Oksfordit.

“Gjithçka sa i përket prodhimeve në sistemin tonë universitar, arsimor do të jetë njësoj si në qendrën e provimeve të Oksfordit dhe do ta vëmë në dispozicion të rekrutimeve në administratë dhe gjatë procesit të karrierës në administratë”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur se do të krijohet një katalog aktiv digjital, ku do të pasqyrohen nevojat e shtetit për profesione të ndryshme dhe nivele të caktuara eksperience. Përmes këtij sistemi, personat e interesuar, brenda apo jashtë Shqipërisë, do të kenë mundësi të regjistrojnë të dhënat e tyre dhe të njoftohen sa herë që hapet një vend pune që përputhet me profilin e tyre.

“Nuk quhet transparencë, nuk quhet hapje për mundësi të barabarta, mënyra se si bëhet sot shpallja e vendeve dhe se si informohen sot njerëzit”, deklaroi Rama, duke shtuar se sistemi i ri do të mundësojë informimin e kandidatëve për vendet e lira në administratë.

Sipas tij, katalogu do të përmbajë, nga njëra anë, nevojat e shtetit për profesione dhe nivele eksperience, ndërsa nga ana tjetër do t’u japë mundësi të interesuarve të regjistrohen për të marrë njoftime sa herë që hapet një pozicion i përshtatshëm.

“Që do të thotë që të gjithë ata që në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë do të duan të bëhen pjesë e administratës do të mund ta paraqesin në mënyrë proaktive disponimin e tyre. Kuptohet në një sistem të sekretuar”, tha kryeministri.

Rama theksoi se synimi është që konkurset të zhvillohen me më shumë transparencë dhe me më pak ndikim subjektiv, ndërsa përparimi në karrierë të mbështetet në të dhëna dhe kritere të përcaktuara.

“Kjo do të bëjë që të gjithë të mund të jenë të informuar dhe të gjithë ta kenë shansin të marrin pjesë në konkurse që do të shkojnë në një nivel tjetër për nga transparenca dhe nga mosndikimi subjektiv që deformon garën”, u shpreh ai.

Kryeministri bëri të ditur se sistemi do të përfshijë jo vetëm rekrutimet e reja, por edhe zhvillimin e karrierës së punonjësve që janë tashmë pjesë e administratës publike. Sipas tij, ata do të mund të marrin pjesë në konkurse periodike për të rritur pikët dhe për të avancuar në pozicione më të larta.

“Pra vit për vit, apo sipas një kalendari të përcaktuar të gjithë mund të kalojnë në konkurse për të rritur pikët e tyre dhe për t’u ngjitur një shkallë më lart”, deklaroi Rama.

Në përfundim, kryeministri e cilësoi meritën si element kyç për funksionimin e administratës publike, duke e lidhur atë me motivimin e punonjësve, ndjenjën e përkatësisë dhe arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Merita është thelbi për të cilën të gjithë së bashku duhet të punojmë pa ndërprerje pasi aty lidhet motivimi, ndjenja e përkatësisë. Aty lidhet mënyra se si disa njerëz së bashku funksionojnë në drejtim të qëllimeve të përbashkëta të institucionit, të departamentit e kështu me radhë”, përfundoi Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.