Pas skandalit në Dervician, hiqet portreti i Napolon Zervës, ishte ekspozuar në Dropull! Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
Napolon Zerva, ish-drejtues i formacioneve antifashiste greke në Luftën e Dytë Botërore, arvanitas nga Suli, ditët e fundit është kujtuar si hero në Greqi.
Por për shqiptarët, ai kujtohet si një kriminel që drejtoi ushtrinë greke në dëbimin dhe masakrimin e shqiptarëve të Çamërisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Foto e tij, e vendosur në Galerinë e Artit në Dervician, të bashkisë minoritare greke të Dropullit, ka sjellë reagim të fortë nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.
Drejtuesit e tij e cilësojnë këtë veprim si një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe i kanë kërkuar Bashkisë Dropull të mbajë qëndrim për këtë çështje.
Pas reagimeve, portreti i Napolon Zervës është hequr nga galeria nga organizatorët e kësaj ekspozite.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.