“Shkallën e Meritës”, Rama: Duhet të rrisim profesionalizmin në administratë, nuk ka pasoja për ata që nuk punojnë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës”, të cilën Rama e cilëson një administratë profesionale dhe të denjë për Shqipërinë.
Rama u ndal te problematikat që lidhen me vlerësimin e performancës në administratën publike, duke theksuar se mungesa e pasojave për punonjësit që nuk përmbushin detyrat ndikon negativisht në cilësinë dhe profesionalizmin e saj.
“Ajo që mbetet shumë serioze, më shumë se në të tjerat, është se shumica dërrmuese e nëpunësve, e njerëzve të administratës, thonë se nëse punon apo nuk punon, kjo duket sikur nuk ka rëndësi për sa kohë që vlerësohesh dhe rritesh në karrierë. Dhe më keq akoma, ajo që e bën edhe më negativ këtë vlerësim, është fakti që nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata që nuk punojnë.
Unë vetë kam qenë skeptik për mundësitë e rritjes reale të cilësisë së administratës dhe, në një farë mënyre, i shqetësuar për faktin që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli ku qëndruam për disa vite, tuneli i poshtërimit, e kam pagëzuar unë, për të hapur negociatat”, deklaroi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te pakënaqësitë e akumuluara të qytetarëve dhe kërkesat e tyre për përshpejtimin e reformave.
Ai theksoi se një nga shqetësimet kryesore lidhet me meritokracinë dhe mënyrën se si përzgjidhen punonjësit në administratën publike.
“Ndërkohë që kohët sollën që nevoja për të shtyrë më tutje të bashkëndihej me vetë njerëzit, me vetë masën e gjerë të qytetarëve, të cilët, në një moment të caktuar, shfrytëzuan një shkak që nuk ishte aq i rëndësishëm, një shkak jo aq të rëndësishëm sa të dilnin në protestë, por dolën në protestë me nevojën e madhe për të shprehur disa shqetësime të akumuluara dhe për të kërkuar një përshpejtim të domosdoshëm, në kushtet kur praktikisht Shqipëria e ka kapërcyer epokën e mungesave dhe ka hyrë në epokën e pritshmërive të larta.
Dhe një nga pikat më goditëse të shumë zyrave që unë, bashkë me të tjerët, u përpoqa të dëgjoja, ishte pikërisht merita. Sa hyjnë në punë me meritë në Shqipëri, në raport me ambicien për të shërbyer në shtetin shqiptar, për shtetin shqiptar”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.