Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.91 ▲5.29%
ARI 4,538 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,666 ▼ -0.04% ETH $2,026 ▲ +0.99% SOL $82.8600 ▲ +1%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.91 ▲5.29 % ARI 4,538 ▲0.3 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.91 ▲5.29 % ARI 4,538 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shkeljet në miniera, MEI refuzon 11 subjekte që kërkuan rishikim të masës

Në korrik Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka refuzuar të paktën 11 subjekte që kërkonin heqje të masës administrativë të marrë ndaj tyre.

Masat për të cilat u kërkua rishikimi i përkisnin një periudhe relativisht të vjetër, kryesisht në vitin 2014 dhe 2015, por për asnjërën prej tyre duket se nuk ka pasur argumente bindëse për të rishikuar vendimin paraprak.

Nga fillimi i vitit deri në fund të korrikut të dhënat zyrtare të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë tregojnë se janë 156 vendime të dhëna ndaj ankimimeve ku dominon pjesa e mospranimit të ankesave por në një pjesë më të vogël ka edhe shfuqizime.

Sektori minerar është shoqëruar në vazhdimësi me problematika që lidheshin si me pagesën e garancive që shërben për pjesën e rehabilitimit të mjedisit ku kryhet aktiviteti ashtu edhe me mungesën e një plani investimesh.

Në rastet e konstatimit të shkeljeve që lidhen me mungesën e investimeve apo faktorët e sigurisë institucionet e përfshira si Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës apo Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave mund të marrin masa për gjendjen e konstatuar. Për rastet e revokimit të lejeve minerare, atributin e ka vetëm Ministri i Energjisë dhe Industrisë.

Referuar raportit vjetor 2016 nga ana e AKBN janë kryer në terren 54 verifikime, u shpallën për konkurrim dhe rezultuan me subjekt fitues 30 zona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.