🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.81 ▼14.29%
ARI 4,833 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,659 ▲ +4.11% ETH $2,244 ▲ +6.27% XRP $1.3793 ▲ +4.69% SOL $84.6000 ▲ +5.86%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.81 ▼14.29 % ARI 4,833 ▲3.16 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.81 ▼14.29 % ARI 4,833 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Shkëlzen Maliqi: Kombi kosovar, tendencë absurde intelektuale

shk-euml-lzen-maliqi-kombi-kosovar-tendenc-euml-absurde-intelektuale_hdShkëlzen Maliqi këshilltar i kryeministrit Edi Rama për rajonin, shprehet se tendenca e një kombi kosovar është tendencë absurde.

“Është keqkuptimi dhe keqintepretimi i nocionit komb që shkakton konfuzion. Termi ‘komb’ vërtetë është i barazvlefshëm me termin në anglisht ‘nation’, ‘nationality’, dhe nënkupton të gjithë ata që jetojnë në një shtet pa marrë parasysh se çfarë është prejardhja e tyre etnime. Në këtë kuptim kombin kosovar do të duhej ta përbënin të gjithë ata shtetas të Kosovës, përfshirë këtu pos shqiptarëve etnikë, edhe serbët etnikë, turqit, romët etj. Por, në përdorimin e gjatë shekullor me termin komb janë vetëquajtuar të gjithë shqiptarët si etni dhe popull, dhe ata e konsiderojnë me të drejtë se janë të një kombi kudo që jetojnë – në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, apo në diasporat e shumta”, shprehet Maliqi.

”Sipas logjikës të atyre që thonë: Pasi që Kosova është një shtet i ri, duhet të ketë edhe një komb të ri kosovar; kombi shqiptar ekziston vetëm në Shqipëri; në Maqedoni shqiptarët do të duhej t’i konsideronim me kombësi maqedonase; ata në Preshevë si serbë dhe kështu me radhë… Kosovarët e të gjitha etnive ose kombësive do të pranojnë që të quhen shtetas të Kosovës, por jo edhe që serbit t’i imponohet që të ketë kombësi kosovare. Edhe shqiptari i Maqedonisë nuk kundërshton që të jetë shtetas i Maqedonisë, por jo edhe maqedonas si kombësi. Narrativi i disa intelektualëve në Kosovë projekton kombësinë, madje edhe gjuhën kosovare, që do të duhej të veçohej nga trungu shqiptar. Mendoj se kjo është tendencë absurde. Pasi që historia na ka bërë pikë e pesë, ata duan që edhe kultura të bëhet pikë e pesë”, thekson ai.

1 Koment

  • Ismeti 24 August 2014, 05:49

    Ja qellove njeher ne jeten tende.Ndoshta te ka joshe edhe pozita e pa merituar.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.