☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,024 ▼2.46%
DOW 49,209 ▼1.62%
NASDAQ 22,883 ▼3.58%
NAFTA 82.88 ▲1.01%
ARI 3,506 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,002 ▼ -3.58% ETH $1,626 ▼ -3.65% XRP $0.8969 ▼ -2.65% SOL $66.8000 ▼ -4.06%
S&P 500 7,024 ▼2.46 % DOW 49,209 ▼1.62 % NASDAQ 22,883 ▼3.58 % NAFTA 82.88 ▲1.01 % ARI 3,506 ▼2.38 % S&P 500 7,024 ▼2.46 % DOW 49,209 ▼1.62 % NASDAQ 22,883 ▼3.58 % NAFTA 82.88 ▲1.01 % ARI 3,506 ▼2.38 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Shkodranët gjejnë më në fund vazhdimësinë, tre rezultate pozitive dhe një tabu e thyer

Vllaznia ka marrë tri rezultate pozitive radhazi me 7 pikë nga 9 të mundshme, duke thyer edhe tabunë e fitores së parë në transfertë për këtë sezon.

Vllaznia po kalon një moment pozitiv në kampionat, teksa tre ndeshjet e fundit kanë sjellë një seri rezultatesh që kanë rikthyer besimin te skuadra shkodrane.

Kuqeblutë kanë arritur të marrin tri rezultate pozitive radhazi, duke grumbulluar 7 pikë nga 9 të mundshme dhe duke regjistruar një ecuri që nuk ishte parë prej tyre që në javët e para të këtij kampionati. Në fakt, vetëm në dy javët e para të sezonit Vllaznia kishte mundur të merrte pikë në dy ndeshje radhazi.

Shkodranët e nisën kampionatin me barazimin 2-2 ndaj Skënderbeut, përpara se një javë më pas të ndanin sërish pikët, këtë herë në shifrat 1-1 ndaj Elbasanit. Pas kësaj, rezultatet nuk patën të njëjtën vazhdimësi, duke bërë që kjo seri të mbetej e papërsëritur për një periudhë të gjatë. Por tashmë kuqeblutë kanë thyer këtë “rekord” të sezonit. Gjithçka nisi me barazimin 1-1 ndaj Skënderbeut, për të vijuar më pas me një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Elbasanit.

Serinë e kompletoi suksesi i fundit në transfertë, 0-1 ndaj Partizanit, një rezultat që i dha Vllaznisë jo vetëm tri pikë të çmuara, por edhe fitoren e parë jashtë fushe për këtë sezon. Bilanci i këtyre tri takimeve është mjaft pozitiv për skuadrën shkodrane: dy fitore, një barazim dhe vetëm një gol i pësuar.

Në total, 7 pikë të marra nga 9 të mundshme, një tregues i qartë se Vllaznia ka gjetur një stabilitet më të madh në rezultate. Veçanërisht suksesi në transfertë ndaj Partizanit i jep vlerë kësaj ecurie, pasi kuqeblutë më në fund kanë thyer edhe një tjetër tabu të këtij sezoni. Kjo seri vjen në një moment të rëndësishëm të kampionatit dhe i jep skuadrës mundësinë për të vijuar ngjitjen në renditje.

Pas një starti jo në nivelin e pritshmërive, Vllaznia po tregon shenja përmirësimi, ndërsa rezultatet e fundit dëshmojnë se ekipi mund të jetë më konkurrues në vazhdimësi. Megjithatë, për të konfirmuar këtë kthesë, nevojitet që kjo ecuri të mos mbetet thjesht një seri e shkurtër. Për këtë arsye, 9 herë kampionët e vendit do të kërkojnë ta përmirësojnë edhe më tej këtë bilanc në javën e 13-të.

Sfida e radhës do të jetë ndaj Laçit, një tjetër përballje ku Vllaznia do të synojë të vijojë serinë e rezultateve pozitive dhe të marrë një tjetër trepikësh. Një sukses në këtë takim do të ishte konfirmimi më i mirë se kuqeblutë kanë hyrë në një tjetër ritëm në kampionat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.