Shansi për të përfituar nga telashet e rivalëve, te Partizani kërkohen pikët në derbi
Partizani do të kërkojë të shfrytëzojë edhe situatën jo të qëndrueshme që po kalon Dinamo. Blutë nuk po kalojnë një periudhë të qetë dhe kjo mund të jetë një mundësi për të kuqtë që të marrin maksimumin nga kjo përballje.
Megjithatë, për të përfituar nga gjendja e kundërshtarit, Partizani duhet të përqendrohet fillimisht te loja e tij dhe të shmangë gabimet që i kushtuan në ndeshjen me Vllazninë. Në kampin e kuq e dinë se nuk mjafton vetëm dëshira për të reaguar.
Skuadra duhet të tregojë karakter, disiplinë taktike dhe efikasitet përpara portës. Rikthimet në formacion dhe ndryshimi i mundshëm i skemës janë dy elemente që mund ta ndihmojnë Karoglanin të ndërtojë një Partizan më konkurrues.
Tashmë mbetet që këto ndryshime të japin efekt në fushë, aty ku të kuqtë kanë nevojë më shumë se kurrë për tri pikët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.