☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 6,990 ▼2.93%
DOW 49,037 ▼1.96%
NASDAQ 22,718 ▼4.28%
NAFTA 82.77 ▲0.88%
ARI 3,495 ▼2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $57,556 ▼ -4.79% ETH $1,616 ▼ -4.73% XRP $0.8912 ▼ -3.68% SOL $66.1700 ▼ -5.28%
S&P 500 6,990 ▼2.93 % DOW 49,037 ▼1.96 % NASDAQ 22,718 ▼4.28 % NAFTA 82.77 ▲0.88 % ARI 3,495 ▼2.68 % S&P 500 6,990 ▼2.93 % DOW 49,037 ▼1.96 % NASDAQ 22,718 ▼4.28 % NAFTA 82.77 ▲0.88 % ARI 3,495 ▼2.68 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Më të mirët e javës së Superiores sipas “Sofascore”, lojtari i Elbasanit u vlerësua me notën 10

Ndeshjet e javës së 12 në Superiore dhuruan rezultate interesante, por edhe paraqitje individuale të rëndësishme të disa prej futbollistëve.

Portali i njohur “Sofascore”, ka përpiluar si zakonisht atë që cilësohet si formacioni ideal i javës ku bie në sy një notë shumë interesante. Aji i përket futbollistit të vetëm të Elbasanit në këtë rreshtim, portierit Igor Aleksovski, i cili është vlerësuar me notën 10, për një ndeshje ndaj Dinamos e cila sipas statistikave të tij, ka qenë perfekte.

Ndërkaq, bie në sy se ekipi dominues në këtë formacion është Teuta e cila ka Zhongon, Përgjonin dhe Maçollin si emra të përzgjedhur në rreshtimin e javës duke u bazuar te statistikat që kanë regjistruar në ndeshje. Skënderbeu me dy lojtarë, Lagonidhis dhe Zenullari, si dhe Vllaznia me Bardhin e Balajn, janë skuadrat e tjera me më shumë se një futbollist në rreshtim.

Mysloviç i Tiranës dhe Kashari i Vorës janë dy emra të tjerë në këtë formacion ideal ndërsa bie në sy se aty është përfshirë edhe Murataj i Partizanit, ndonëse të kuqtë u mundën nga Vllaznia në fundjavë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.