Shkollat Gyleniste, Ambasada turke kërkesë MAS: Mos i lejoni të përdorin simbolet tona kombëtare
Turqia vijon ‘luftën’ kundër rivalit të presidentit turk, Erdogan. Ambasada e Turqisë ke në Tiranë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Arsimit të Sportit që të mos lejojë përdorimin e simboleve turke në shkollat jo publike.
Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca deklaroi se institucionet arsimore janë të akredituara sipas ligjit.
“Ambasada turke ka kërkuar që të mos përdoren simbolet kombëtare pa lejen e autoriteteve. I kemi paraprirë konstatimit të këtij rasti por deri me tani nuk kemi hasur asnjë rast të tillë. Nuk kemi informacion për mospërputhje të financimit në privat. Shkresa është komunikim normal institucional. Institucionet janë të akredituara dhe licencuara sipas legjislacionit”, ka thënë Ndreca.