Ekonomia

Shkresat: Si do raportojnë “spiunët” në ndërmarrje dhe si do hetohen rastet e sinjalizuara

Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” që detyron ndërmarrjet me më shumë se 100 punonjës dhe institucionet me 80 të punësuar të ngrejë një strukturë raportimi për praktikat antiligjore pritet të japë efektet e tij shumë shpejt.

Deri më 15 korrik bizneset kanë pasur kohë që të dorëzojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) emrin e personit të përzgjedhur për të kryer funksionin e sinjalizuesit.

Me marrjen e këtyre shkresave është ILDKPKI ajo që do të krijojë regjistrin e sinjalizuesve. Referuar informacionit nga ky Inspektorat do të kemi dy regjistra.

Regjistrat e sinjalizimit

I pari është regjistri i sinjalizimit të brendshëm në njësinë përgjegjëse në organizatë. Në këtë regjistër shënohet mes të tjerave: Emri i sinjalizuesit dhe funksioni, autoriteti publik apo subjekti privat ku punon sinjalizuesi, i sinjalizuari pra personi i denoncuar dhe funksioni i tij, përshkrimi i objektit të sinjalizimit, regjistrimi i kërkesës, vendimi për fillim ose mosfillim hetimi duke saktësuar edhe datën, masat apo njoftimi i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, kthim përgjigje sinjalizuesit si dhe ndjekja e ecurisë së çështjes.

Regjistri i dytë është ai i sinjalizimit të jashtëm në ILDKPKI ku jepen të njëjtat detaje dhe specifikime ashtu si në regjistrin e brendshëm.

Sinjalizuesit nga ana tjetër do të kenë një format standard të raportimit të praktikës abuzive që kanë konstatuar.

 

Sinjalizimi

Konkretisht në formularin tip të sinjalizimit të brendshëm të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni përfshihen këto të dhëna:

 

Unë sinjalizuesi _________________, lindur më _____, vendlindja ______, banues në adresën: ________ dhe me kontakte_______________, me detyrën e _____________ në ___________________,  paraqes sinjalizimin si më poshtë vijon:

2-Unë sinjalizuesi zgjedh të mbetem anonim duke shpjeguar qartë dhe në mënyrë të arsyetuar shkaqet e anonimatit si më poshtë

paraqes sinjalizimin si më poshtë vijon:

Bashkëlidhur këtij sinjalizimi, provat përkatëse që paraqes janë si më poshtë:

 Nuk kam prova përkatëse, por ato mund të gjenden   ____________________________

Për këto arsye, kam dyshime për ekzistencën e një fakti që përbën veprën penale të parashikuar nga neni  ____________ i Kodit Penal (nëse është e mundur ta përcaktoni një gjë të tillë.)

 

Një sinjalizues i jashtëm raporton të njëjtat detaje si një i brendshëm veçse nënvizon se njësia e denoncuar ose ndërmarrja nuk ka strukturë për sinjalizim.

 

Paraqes këtë sinjalizim në ILDKPKI , për arsye se :

1-         ____________ nuk ka Njësi përgjegjëse në zbatim të ligjit nr. 60/2016.

dhe paraqes sinjalizimin si më poshtë:

2-  Njësia përgjegjëse në ________________  për sinjalizimin e paraqitur më datë_____  ______ (bashkëlidhur formulari i sinjalizimit të bërë),  pranë njësisë;

nuk filloi hetimin administrativ ose e përfundoi atë në kundërshtim me ligjin nr. 60/2016.

zoti/zonja_____________________ që pret sinjalizimin ose zoti/zonja___________ janë përfshirë ose kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë personal ose material me objektin e sinjalizimit sepse__________________________________________________________

Dyshoj në integritetin dhe paanshmërinë e Njësisë përgjegjëse për shkak sepse_______________________________________________________________________________________________

Prova __________ e këtij sinjalizimi që gjendet në ____________ fshihet apo shkatërrohet nga _______________________________

Bashkëlidhur këtij  sinjalizimi, provat përkatëse që paraqes janë si më poshtë:

Nuk kam prova përkatëse, por ato mund të gjenden  _____________________________

Për këto arsye, kam dyshime për ekzistencën e një fakti që përbën veprën penale të parashikuar nga neni  ____________ i Kodit Penal (nëse është e mundur ta përcaktoni një gjë të tillë.)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button