☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,996 ▲ +0.66% ETH $2,266 ▲ +0.75% XRP $1.2524 ▲ +0.33% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Shkrimi në ‘Bild’, Gjylameti: Shpifje e opozitës në mediat e huaja

Deputetja e PS Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat u shpreh se shkrimi i gazetës më të madhe gjermane “Bild” me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë” është i sponsorizuar nga  opozita e bashkuar.

Gjylameti tha se sulmet e PD dhe LSI edhe në gjuhë të huaj, vijnë për shkak se kjo opozitë nuk ka asnjë vizion për të tashmen.

“Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues tëopozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri.”- tha Gjylameti.

Dje, gazeta gjermane “Bild” shkroi për situatën politike në vendin tonë, duke vënë në dukje se Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe qeveria bashkëpunon me bandat.

Deklarata e plotë:

Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë.

Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.

Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.

Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues tëopozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri.

Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.