Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) Marta Arsovska Tomovska sot në Shkup hapi konferencën e dytë “Partneriteti i hapur qeveritar – dialog me organizatat qytetare për Planin aksional kombëtar 2016-2018”, në organizim të projektit TAKSO (Mbështetja teknike për organizatat qytetare) dhe MSHIA-së.
Qëllimi i konferencën është që të promovohet nisma e Partneritetit të hapur qeveritar mes organizatave qytetare dhe në mënyrë më të hollësishme t’i informojë për përparimin e realizuar, të krijojë hapësirë për diskutim mes organizatave qytetare dhe institucioneve qeveritare për përvojat dhe sfidat në zbatimin e planit të dytë aksional dhe t’u mundësojë organizatave qytetare që të japin kahe dhe rekomandime për disanjimin e planit të ardhshëm aksional.
Përgatitja e planit të ri aksional në mënyrë formale filloi nga mesi i muajit mars të këtij viti, ndërsa në aktivitetet janë përfshirë rreth 100 organizata qytetare.
“Republika e Maqedonisë që në vitin 2011 është përfshirë në nismën globale ‘Partneritet i hapur qeveritar’ e cila u promovua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në KB.
Që atëherë e këtej të gjitha vendet që janë anëtare të kësaj nisme, e ato janë 68 vende krahas Maqedonisë kanë obligim që në çdo dy vite të bëjnë plane aksionale në të cilat do t’i vërtetojnë masat dhe aktivitetet të cilat kanë për qëllim që të kontribuojnë për një shoqëri më të hapur dhe më demokratike me punë më transparente të qeverive dhe llogaridhënien e tyre për një proces më të mirë konsultativ mes qeverive dhe shoqërive qytetare dhe dërgesën e shërbimeve publike”, deklaroi Tomovska.
Në konferencë mori pjesë edhe Louisa Vinton, koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara e cila theksoi se për përparim nevojitet transparenca e të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse dhe të hapura ndaj qytetarëve të tyre, pjesëmarrja e qytetarëve dhe sundimi i së drejtës.
“Ne jemi të kënaqur që Maqedonia pranoi këtë axhendë dhe i urojmë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave që punojnë bashkërisht drejt përgatitjes së planit të ri aksional që në fakt bashkon qëllimet e qëndrueshme zhvillimore dhe partneritetin e hapur qeveritar”, deklaroi Vinton.
Qeveria e Maqedonisë në vitin 2011 hapëroi drejt nismës globale për partneritet të hapur qeveritar e cila paraqet plarformë ndërkombëtare në kuadër të së cilës Qeveria dhe organizatat qytetare angazhohen për qeveri që janë më të hapura dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.
Në pajtim me detyrimet për të gjitha vendet që u bashkuan në këtë nismë, Qeveria në vitin 2012 miratoi planin e parë aksional, ndërsa në vitin 2014 u miratua plani i dytë aksional për periudhën e viteve 2014-2016.