Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski është në kërkim të mbështetjes nga partitë e tjera parlamentare pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve sa numëron Kuvendi. Për momentin shumica parlamentare numëron 63 deputetë.
VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme
Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, e cila kundërshton Marrëveshjen me Bullgarinë, kërkon që partitë të bisedojnë për krizën ekonomike, rritjen e çmimeve të ushqimeve por edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vlerëson se qeveria ndryshimet kushtetuese i përdor për defokusimin e këtij problemi.
Partitë shqiptare në qeveri pro ndryshimeve në Kushtetutë
BDI dhe Alternativa, që janë pjesë e qeverisë, nuk kanë paraqitur kushtëzime duke u dhënë mbështetje ndryshimeve kushtetuese.
“Ka qenë një debat i hapur, një debat konstruktiv, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e vendit dhe përpjekjet për të ndërtuar qëndrime të përbashkëta”, është shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Opozita shqiptare kërkon ridefinimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë
Lëvizja Besa në opozitë ka kërkuar që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe ndryshimin e formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.
“Ne nuk jemi kundër ndryshimeve kushtetuese, por kërkojmë që në këtë hapje të Kushtetutës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe çështja me 20 përqindëshin”, tha Bilal Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
“Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të shikohen si rrezik, por si mundësi. E para, futja e bashkësive të tjera etnike që jetojnë në vend nuk e rrezikon askënd. Mendoj se duhet të bisedojmë dhe të negociojmë edhe për heqjen e 20 përqindëshit në përdorimin e gjuhës shqipe”, thotë Taravari.
Arsovski: Nevojitet debatë i gjërë
Analisti politik Petar Arsovski thotë se nuk është befasi e madhe fakti që takimi i liderëve përfundoi pa ndonjë rezultat konkret dhe pa ndonjë konkluzion.Kjo ka ndodhur për shkak të numrit të madh të temave që kanë qenë për diskutim.
Jashari:Takim i arsyeshëm edhe pse pa rezultate
Profesori universitar Hasan Jashari vlerson se pesimizmi për harmonizim të qëndrimeve për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, vijon si pasojë e ndasive të thelluara politike për këtë çështje. “VMRO duhet të gjejë fuqi, duhet të gjejë forca që të ndajë qëndrimin e vet partiak prej qëndrimeve dhe strategjive të gjithmbarëshme të shtetit dhe të qytetarëve. Nuk mund të presim shumë, mirpo ja vlen të bisedohet”, thotë Jashari./DW