Kosova

Anulohet vizita e Vuçiçit në Mitrovicë

Vizita e parashikuar e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në veri të Mitrovicës është anuluar.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas të cilave anulimi i vizitës së nesërme është bërë me rekomandimin e shërbimit të intelegjencës së Serbisë (BIA), për shkak të sigurisë.

Nga kufiri i Jarinjës, përmes Zveçanit dhe Zubin Potokut, e deri në veri të Mitrovicës, vërehen pothuajse kudo billborde dhe fotografi në të cilat shkruan “Kryeministër, mirë se vjen në Kosovën serbe”.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës në veri, megjithatë ata nuk janë përgjigjur .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button