☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Shkup: Takimi i liderëve, marrëveshje vetëm për zgjedhjet

“U pajtuam se rekomandimet e OSBE-ODIHR-së duhet përfshirë në Kodin Zgjedhorë të cilat janë të thjeshta dhe besoj se do ta bëjmë. Hapëm debat edhe për modelin zgjedhorë por disa duan e të tjerët nuk duan ndryshime, por kjo datë dhe ky afat na jep mundësi për ndryshime. Do të bisedojmë që regjistrimi të bëhet në vitin 2020. Mund të flasim pas zgjedhjeve, por nëse Enti për Statistika është gati mund të bëhet edhe para zgjedhjeve. Regjistrimi duhet bërë”- deklaroi Zoran Zaev.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se modeli zgjedhor do të diskutohet pas zgjedhjeve të 12 prillit 2020.

“Kur flasim për Kodin Zgjedhorë ta dini se rekomandimet e OSBE-ODIHR-së sigurisht se do të përfshihen në të ardhmen para zgjedhjeve. Kur më pyesni për modelin zgjedhorë nuk jam optimist se për këto zgjedhje do të mund të arrijmë kompromis. Mbase në zgjedhjet tjera”- pohoi Hristijan Mickoski.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se rëndësi ka protokolli i NATO-s dhe Ligji për Mbrojtje, ndërsa para regjistrimit rëndësi ka data e zgjedhjeve.

“Pas ratifikimit edhe Kuvendi jonë të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësim dhe të ndryshohet Ligji për Mbrojtje. Me rëndësi është që të respektohet data e zgjedhjeve dhe të shihet se kur mund teknikisht të realizohet çështja e regjistrimit- tha Ali Ahmeti.

Lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela thotë se zgjedhjet nuk e pengojnë regjistrimin e popullsisë.

“Unë nuk shoh ndonjë problem që regjistrimi i popullsisë do të duhej të varej nga subjektet politike. Për mua si kryetar i ASH-së regjistrimi mund të bëhet edhe gjatë zgjedhjeve dhe gjatë fushatës. Është proces teknik, duhet angazhuar njerëz për detyrë teknike dhe jo anëtar të partive politike”- tha Ziadin Sela.

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami parashikon që regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga Qeveria e re, ndërsa kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi vlerëson se nuk mund të ketë regjistrim në kohë të zgjedhjeve. Mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, pas takimit që Zaev kishte me partnerët e koalicionit deklaroi se opozitës i është ofruar propozimi i prokurorit për ndjekjen e korrupsionit të lartë, duke kërkuar që Kuvendi të miratojë Ligjin për shërbim në Prokurori që të mund prokurorëve special t’i paguhen rrogat të cilat akoma nuk i kanë marrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.