⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.71 ▼0.11%
ARI 4,160 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,691 ▲ +2.15% ETH $2,495 ▲ +1.74% XRP $1.3843 ▲ +3.73% SOL $108.0000 ▲ +1.22%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.71 ▼0.11 % ARI 4,160 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shkupi bëhet me Qendër të veçantë për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria miratoi informacionin për themelimin e Qendrës për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore – Shkup, me qëllim krijimin e një sistemi më efikas dhe më të qëndrueshëm të reagimit urgjent mjekësor, shkurtimin e kohës së intervenimit dhe përmirësimin e kapaciteteve për shpëtimin e jetëve njerëzore, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Veçimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore paraqet një reformë të rëndësishme sistemore, e orientuar drejt forcimit të pavarësisë organizative dhe operative të shërbimit. Me themelimin e Qendrës për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore do të mundësohet menaxhim më efikas i resurseve, planifikim i veçantë buxhetor, marrje më e shpejtë e vendimeve dhe përmirësim i reagimit ndaj thirrjeve urgjente. Reforma e propozuar nuk paraqet krijimin e një sistemi të ri, por forcim institucional dhe modernizim të organizatës ekzistuese, me qëllim planifikim më të mirë të resurseve, investimeve dhe zhvillimit të kuadrove”, tha Aliu.

Në fazën e parë parashihet veçimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Shkup si institucion i pavarur, pas së cilës gradualisht do të vijojë integrimi i shërbimeve të tjera në kuadër të Qendrës së ardhshme për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore.

Reforma bazohet në përvojat pozitive të vendeve të rajonit, ku ndihma e shpejtë mjekësore është e organizuar si strukturë institucionale e pavarur, gjë që mundëson koordinim më të mirë të ekipeve, shfrytëzim më efikas të resurseve dhe vendosjen e standardeve të unifikuara për punë dhe zhvillim profesional.

Formimi i Qendrës do të kontribuojë edhe në tejkalimin e sfidave shumëvjeçare kadrovike dhe organizative, duke siguruar një sistem më efikas të ndihmës së shpejtë mjekësore për qytetarët./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.