☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.24 ▲2.93%
ARI 5,032 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,649 ▲ +1.19% ETH $2,326 ▲ +3.46% XRP $1.5525 ▲ +5.13% SOL $94.1400 ▲ +0.61%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.24 ▲2.93 % ARI 5,032 ▲0.59 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.24 ▲2.93 % ARI 5,032 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Shoqëria civile në Serbi kërkon lejimin e Thaçit në Beograd

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi ka mbështetur publikisht shkuarjen e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd.

Ky rrjet rajonal i organizatave joqeveritare mbështet punën me të rinjtë në përballjen me të kaluarën, e cila përbën një kusht të domosdoshëm për pajtimin në rajon si dhe për bashkëpunimin rajonal, dhe përpjekjet e Këshillit Rinor për Arsim në këtë fushë, transmeton Agjencia e Lajmeve serbe “FoNet”.

“Është koha që edhe institucionet e shtetit të pranojnë këtë fakt dhe t’u ofrojnë përkrahje organizatës së apostrofuar dhe grupeve të ngjashme të të rinjve që kanë marrë përsipër një detyrë e cila përbën interesin më të madh për publikun”, thuhet në deklaratë.

YIHR në Serbi shpreh besimin se prokuroria dhe policia me prioritet duhet të punojnë në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave të cilët kanë u kanë dërguar kërcënime pjesëmarrësve të programit të organizatës joqeveritare “Këshilli Rinor për Arsim”.

OJQ “Këshilli Rinor për Arsim” i kishte dërguar ftesë zëvendëskryeministrit Thaçi për pjesëmarrje në konferencën “Ambasadorët e rinj për pajtim”, por më vonë, për shkak të fletëarrestit të Sllobodan Millosheviqit ndaj Thaçit dhe kërcënimeve ekstremiste-fashiste, e ka tërhequr ftesën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.