🌧️
Tiranë 13°C · Rrebesh 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 82.36 ▼1.26%
ARI 3,617 ▲2.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,327 ▲ +0.88% ETH $1,725 ▲ +1.14% XRP $0.9438 ▲ +2.28% SOL $72.5200 ▲ +3.31%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.36 ▼1.26 % ARI 3,617 ▲2.89 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.36 ▼1.26 % ARI 3,617 ▲2.89 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shpallet vendimi mbi kërkesën për rigjykim ndaj vëllezërve Çala të akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë euro në Rinas

Kërkesa për rigjykim dhe kalim në seancë plenare ndaj vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne na u sekuestruan para, por asnjëra nga këto kartëmonedha nuk ishte e grabitur në aeroportin e Rinasit”, argumentuan vëllezërit Çala.

Avokatja Eviola Shehu, në mbrojtje të dy vëllezërve të dënuar përkatësisht me 20 dhe 17 vite burg, kërkoi gjykim kushtetues duke kundërshtuar vlerësimin e drejtësisë që i konsideroi të implikuar për shkak të qelizave telefonike në të njëjtën zonë me të dyshuarit e tjerë, ndërsa vëllezërit Çala pretendojnë se as lidhjet shoqërore dhe as njohjet nuk i bëjnë ata grabitës.

Pretendimi tjetër lidhet me telefonatën e nënës së tyre, e cila e shqetësuar i flet të birit menjëherë pas vrasjes së Admir Muratajt, telefonatë që sipas vëllezërve Çala nuk mund të vlerësohej si provë për t’i gjetur fajtorë në rrëmbimin e 4.6 milionë eurove gjatë sulmit të armatosur në Rinas, ngjarje që gjykatat e konsideruan të kryer nga grup i strukturuar kriminal.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se ata u dënuan bazuar në prova si komunikimet telefonike, armët dhe paratë, të cilat janë analizuar në harmoni me njëra-tjetrën.

Më herët, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë edhe kërkesën e një tjetër të akuzuari, Saimir Çelës, i cili pretendonte shkelje të të drejtave dhe pohonte se u pa si fajtor për shkak të shprehjes në paraburgim: “Çfarë tersi, e dija”.

Të gjithë të pandehurit janë dënuar në total me 122 vite burgim, ndërsa Klement dhe Eldi Çala insistojnë se nuk u provua roli i tyre konkret në grabitje, ndërkohë që gjykatat më të ulëta kanë evidentuar se Klement Çala kishte njohje me Admir Muratajn, të cilin e kishte takuar në Greqi dhe me të cilin kishte ndarë qelinë.

Në një gjykim të veçuar është dënuar në mungesë me 18 vite burgim edhe Talo Çela, ndërsa Prokuroria dyshon se grabitja e Rinasit ka prodhuar edhe ngjarje të tjera kriminale që vijojnë të hetohen nga SPAK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.