Rajoni

Ministritë e mbrojtjes të Bullgarisë dhe Ukrainës do të nënshkruajnë një memorandum synimi

Një memorandum synimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës u miratua, më 13 shtator, nga Këshilli i Ministrave.

Ai do të nënshkruhet nga ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Memorandumi përcakton një gamë të gjerë fushash për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes.Nënshkrimi i tij do të jetë një shenjë e gatishmërisë së Bullgarisë për të forcuar bashkëpunimin për zhvillimin е aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe për të rritur ndërveprimin e saj me NATO-në.

Dokumenti është në përputhje me deklaratën në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në NATO të miratuar nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor më 6 korrik 2023, theksojnë nga ministria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button