Bota

Shpërthejnë dyert e burgut, arratisen rreth 400 të burgosur

Rreth 400 të burgosur u arratisën nga një burg në kryeqytetin e Libisë, teksa kishte plasur dhuna vdekjeprurëse midis grupeve të milicisë në qytet. Reuters ben me dije se të burgosurit hapen dyert e burgut të Ain Zara dhe rojet nuk ishin në gjendje t’i ndalonin ata.

Zyrtari qe citohej dhe qe kerkoi te mos identifikohej tha se nuk jepte dot me shume detaje rreth asaj qe ka ndodhur.

Burgu ndodhet në jug të Tripolit, një zonë e goditur për një javë nga luftimet e rënda mes grupeve rivale.

Shumë nga të burgosurit në Ain Zara në Tripoli juglindore thuhet se ishin mbështetës të ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi dhe u shpallën fajtorë për vrasjet gjatë kryengritjes kundër qeverisë së tij në vitin 2011.

Në një incident tjetër të dielën dy vetë u vrarë dhe qindra të tjerë u palgosën kur një raketë goditi kampin al-Fallah që strehonte qindra njerëz të shpërngulur, sipas shërbimeve emergjente dhe dëshmitarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button