Kronika

Shpërthim në Fushë-Krujë; një i arrestuar

Policia e Krujës ka arrestuar një 35-vjeçar pasi ditën e djeshme ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale në një panel diellor, në Krastë të fshatit Halil, Fushë-Krujë.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi A.Tali ka qenë roje. Nga veprimet e imtësishme hetimore dyshohet se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur vetë shtetasi i mësipërm, në shenjë presioni për shpërblim nga ana e pronarit të panelit diellor.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Tali është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button