Shpërthimet, Tahiri takon trojkën e ambasadorëve në Ministri
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar sot me trojkën e ambasadorëve.
Ngjarjet e ditëve të fundit, ku shënjestër e disa atentateve me tritol ishte familja dhe prona e prindërve të ministrit Tahiri, kanë bërë që ambasadorët e BE-së, Romana Vlahutin,i OSBE-së Florian Raunig dhe ai i SHBA-së, Donald Lu të mblidhen në Ministrinë e Brendshme.
Pas ngjarjeve kriminale, ku një sasi tritoli u vendos në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm dhe një tjetër sasi u gjet pranë banesës së tyre në kryeqytet, krerët e diplomacive ndërkombëtare reaguan duke dënuar ashpër këto akte. Ambasadorët kërkuan zbardhjen e ngjarjeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Madje ministri Tahiri mori një telefonatë edhe nga homologu i tij italian Alfano, i cili shprehu mbështetjen e tij në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.