Shpërthimi në Ballsh, Peleshi viziton të plagosurit: Ngjarja nuk do të lihet pa hetuar
Zv/ Kryeministri Niko Peleshi ka vizitar sot kater të plagosurit nga shpërthimi në Rafinerinë e naftës në Ballsh, të cilët ndodhen në QSUT ne Tirane.
Pas vizitës në spitalin e Traumës, Peleshi dhe ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së Shkëlqim Muçës. Peleshi më pas ka falenderuar shërbimin shumë të mirë shëndetësor të dhënë ndaj 4 të plagosurve.
“Për fat të mirë ajo që ndodhi u izolua në kohë. Janë 4 të dëmtuar, dy janë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë për shkak edhe të moshës”, tha Peleshi.
Zv/ Kryeministri shtoi se, “kjo është një ngjarje që nuk do të lihet pa hetuar. Të dhënat e para janë për një aksident, pro ne nuk mund ta lëmë pa hetuar”.
“Shpreh indinjatë për të gjithë ata poltikanë që nxitojnë të kapin këto ngjarje të rënda për të mbledhur një grusht kapital poltik. Ne jemi këtu për të minimizuar pasojat e asaj që ndodhi dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve””, theksoi zv/Kryeministri Peleshi.