Politika

Shpifja, Rama: Nuk ka lidhje me shtypin; vepër penale për politikanët

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur p/ligjin për shpifjen duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me shtypin. Në një status në Facebook, kreu i qeverisë thotë se shpifja duhet të jetë vepër penale për politikanët që paguhen me taksat e popullit.

“Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit!”, shkruan Rama.

Kryeministri propozon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar dënim nga gjobë deri në tre vjet burg të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia. Projektligji është miratuar në mes të tetorit, por gjatë konferencës së të martës, kryeministri nuk e reflektoi plotësisht këtë propozim të tijin, kur foli për lirinë e medias.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button