☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 94.90 ▲2.97%
ARI 4,305 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,461 ▲ +0.19% ETH $2,690 ▲ +0.6% XRP $1.5345 ▲ +3.52% SOL $116.9900 ▲ +2.5%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 94.90 ▲2.97 % ARI 4,305 ▼0.31 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 94.90 ▲2.97 % ARI 4,305 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Shpirt fli rehat, krejt radarët për ty i mbyll”, Koka zbulon komunikimet e Vlora Hysenit me Agasin

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje të reja lidhur komunikimet e ish-drejtoreshës së shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hyseni me Ergys Agasin. Koka u shpreh se në biseda, Hyseni i drejtohet Agasit duke e siguruar se “krejt radarët e shtetit për aty i mbyll”, ndërsa e udhëzon të mos përdorë një numër tjetër telefoni.

“’Shpirti, thotë kjo, mos u mos e përdor këtë atë numrin tjetër sonte se çunat ja kanë çuar veshin Flej rehat, të dua’, i thotë shefja e shishit një personi në kërkim. Po pastaj ky Agasi thotë: ‘Shpirt, a ka ndonjë rrezik për djemtë e mi sonte’. I përgjigjet kjo Vlora Hyseni: ‘Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit për ty i mbyll’.

Tashi për këto mesazhet për një shefe të shërbimit informativ deri dje, që flet me një person në kërkim, që kërkohet nga drejtësia e Shqipërisë, çfarë duhet të diskutojmë ne për këtë? Çfarë ngjyre mund t’i japim kësaj? Çfarë alibie mund t’i ngrejmë ne kësaj gjëje që sapo lexova unë që është në dosje.

Fajin Klod Lala e ka për këtë fajin? Fajin Klod Lala e ka që bën punën e gazetares edhe i bën pyetje asaj dhe ajo në vend që të mbylli gojën të paktën për një ditë tenton të bëjë moralisten. Edhe sikur të jetë e vërtetë ajo që ka thënë ajo, minimalisht ajo tregon se si informacionin nuk e përdorte në shërbim të shtetit po e përdor në interesin e vet personal. Që s’është e vërtetë se në informacionet e mia ajo është një trill i stisur nga propaganda e Edi Ramës e vënë në gojën e Vlorë e Hysenit, që unë dhe ti sot në emision të merremi me një gjë që s’ekziston”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.