Bota
Shpresë në Itali, vetëm 160 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirus
Të dielën e 10 majit u regjistruan 165 të vdekur nga koronavirusi, një shifër më e ulët e një ditë më parë, 195 veta. Ky shihet si një përmirësim në shtetin më të goditur nga Covid-19 që prej marsit të këtij viti.
Autoritetet raportojnë rënie e ndjeshme e personave të infektuar rishtas nga koronavirusi në Itali, pavarësisht numrit të madh të tamponeve.
Italia mbylli javën e parë të hapjes dhe të dhënat janë pozitive. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 802 raste të reja pozitive me Covid-19. Numri i viktimave të total është 30560.
Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Sot janë 1027 persona në kujdesin intensiv, 7 më pak se dje, 13618 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 216 më pak se dje. Të izoluar në shtëpi janë 68679 persona (-1295 krahasuar me dje). Numri i të shëruarve është 105186, 2155 vetëm në 24 orët e fundit.