☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.08 ▲2.04%
ARI 3,978 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▼ -3.33% ETH $2,234 ▼ -3.85% XRP $1.2471 ▼ -3.33% SOL $96.5300 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dërgon trupa në Rumani, Nufi: Do të kontribuojmë në forcimin e sigurisë së Aleancës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së qeverisë është miratuar projektvendimi për dërgimin e një Toge të Forcave të Armatosura të Shqipërisë pranë Brigadës Shumëkombëshe në Rumani.

Sipas Nufit, ky vendim vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare dhe synon të kontribuojë në forcimin e sigurisë së Aleancës.

“U miratua projektvendimi për dërgimin e një Toge të Forcave të Armatosura të Shqipërisë te Brigada Shumëkombëshe në Rumani. Ky projektvendim është në vijim të angazhimit të vendit në misionet ndërkombëtare. Angazhimi i trupave tanë do të ndikojë në forcimin e sigurisë dhe eksperienca e përbashkët është në kuadër të forcimit të sigurisë së Aleancës”, tha ai.

Duke folur për buxhetin e Mbrojtjes për vitin 2026, Nufi tha se shpenzimet për mbrojtjen janë rritur dhe janë orientuar drejt modernizimit të Forcave të Armatosura. Ai theksoi se Shqipëria po punon për përmbushjen e kapaciteteve të vendosura nga NATO.

“Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2026, kemi rritur shpenzimet jo 2.6% që ishin tashmë të alokuara nga buxheti i Ministrisë, por i ka rritur ato duke i çuar në 2.6% të PBB-së. Kjo rritje ndodh në të gjithë vendet e NATO-s që të arrijnë 5% brenda vitit 2035”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes foli edhe për mundësinë e angazhimit të Shqipërisë në Forcat Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Sipas tij, fillimisht pritet dërgimi i oficerëve të shtabit për të bërë vlerësimin e situatës, ndërsa më pas do të përcaktohet nëse do të ketë dërgim të trupave konkrete dhe numri i tyre.

“Kemi shqyrtuar kushtet dhe territorin në Gaza dhe pas atij misioni do të bëhet vlerësimi për dërgimin e trupave konkrete. Aty do të vlerësohet se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen”, tha Nufi.

Në lidhje me Samitin e NATO-s që pritet të zhvillohet në Tiranë, ministri deklaroi se vendimi për vitin e zhvillimit, 2027 apo 2028, do të merret nga Aleanca.

“Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë. Nëse do të jetë në vitin 2027 apo 2028, kjo do të vendoset nga Aleanca. Kjo do të bëhet e ditur në vijim. Ne kemi ngritur task-forcën dhe kemi parë organizimin e samitit në Ankara dhe do të marrim masa konkrete për zhvillimin e sigurt të tij”, tha Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.