☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.17 ▲0.12%
ARI 4,449 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,333 ▼ -1.07% ETH $2,477 ▼ -1.3% XRP $1.3884 ▼ -3.37% SOL $101.9100 ▼ -2.36%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.17 ▲0.12 % ARI 4,449 ▼0.26 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.17 ▲0.12 % ARI 4,449 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s.

“Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani.

Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi.

Ministri Nufi tha gjithashtu se javën e ardhshme Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin zyrtar për dërgimin e trupave shqiptare në Gaza, ku në fazën e parë Shqipëria është e angazhuar të dërgojë oficerë shtabi.

Shqipëria a do të dërgojë dhe kur do të dërgojë trupat në Gaza dhe nëse është përcaktuar vendi se ku?

“Javën që vjen Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për dërgimin e trupave në Gaza. Shqipëria ka marrë një angazhim dhe angazhimi lidhet me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave. Kemi bërë një verifikim në terren, për rrethanat dhe kushtet në Gaza. Pas atij misioni ne do të dërgojmë oficerët e shtabit. Me dërgimin e këtyre forcave do të bëhet edhe angazhimi i trupave konkretë. Atje do të jemi në gjendje që të përcaktojmë se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen specifikisht, si dhe misioni konkret që do të zhvillojnë”, shtoi ministri Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.