🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.74 ▲0.68%
ARI 3,937 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,806 ▲ +1.24% ETH $2,285 ▲ +1.41% XRP $1.2802 ▲ +2.43% SOL $93.2600 ▲ +1.33%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.74 ▲0.68 % ARI 3,937 ▼0.09 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.74 ▲0.68 % ARI 3,937 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dhe Mali i Zi, intensifikim i dialogut dhe kontakteve ndërparlamentare

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashme, Mimi Kodheli priti sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, Vesna Radonjiç, e ngarkuar me Punë e Ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, me kërkesë të kësaj të fundit.

Radonjiç bëri një tablo të zhvillimeve politike në Mal të Zi, duke theksuar se edhe qeveria e koalicionit të tre partive, dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit, është e angazhuar të ruajë të njëjtat orientime në politikën e jashtme: integrimin europian, angazhimin në NATO, politikën rajonale dhe fqinjësinë e mirë.

Në këtë kuadër, ajo shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve si dhe frymën e bashkëpunimit në të cilën ato synojnë të zgjidhin të tëra çështjet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkufitare dhe minoritetet.

Radonjiç i dorëzoi Kodhelit një letër nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Emigrantët, Miodrag Lekic, i cili duke theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një rrugë efikase për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve, shpreh dëshirën për intensifikimin e dialogut dhe kontakteve ndërparlamentare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Duke folur mbi ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë në BE, Kodheli shprehu kënaqësinë për faktin që të dyja vendet kanë objektiva të njëjta përsa i përket politikës së jashtme.

Kryetarja e Komisionit per Politikën e Jashme vlerësoi mesazhin e Kryetarit të Komisionit parlamentar të Malit të Zi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Emigrantët, Miodrag Lekic dhe shprehu gatishmërinë për tu takuar sa më parë me homologun e saj për të biseduar së bashku mbi rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rolin e parlamentarëve jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe por edhe për rritjen e bashkëpunimit, konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.