☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.95 ▲2.05%
ARI 4,065 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,406 ▲ +2.14% ETH $2,368 ▲ +2.49% XRP $1.3282 ▲ +2.36% SOL $102.5600 ▲ +2.83%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Shqipëria dhe Maqedonia, mbledhje të përbashkët qeverie në Pogradec

Shqipëria dhe Maqedonia kanë caktuar mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të qeverive mes dy vendeve në Pogradec, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik por jo vetëm.

Vendimi është marrë gjatë një takimi të përbashkët mes Ministrit të Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati dhe homologut të tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron në Shqipëri.

“Në vijim të bisedës së dakortësisë së dy kryeministrave Zaev dhe Rama në Trieste, bëj të ditur se kemi arritur një marrëveshje, për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë së përbashkët, gjatë këtij viti. Do të mbahet vjeshtën e ardhshme në Pogradec. Kjo do të jetë me rëndësi për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret”- tha Bushati.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, u ndal tek bashkëpunimi mes dy vendeve, dhe tek rëndësia e realizimit të projekteve konkrete.

“Është vizita ime e parë në Shqipëri si ministër. Patëm shumë biseda konstruktive me Bushatin. Mendoj se ka shumë potencial për bashkëpunim mes dy vendeve. Ka ura të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve. Kjo do të ndihmojë vendet tona që të ecim përpara drejt integrimit. Duhet të punojmë me vendosmëri si në të gjithë Ballkanin. Vizita e sotme është e një rëndësie të madhe. Kemi rëndë dakord që të bëjmë më shumë sesa thjesht deklaratat politike. Dëshirojmë që të kalojmë në projekte konkrete në të mirë të qytetarëve të vendeve tona. Vullneti politik është i rëndësishëm për të realizuar projekte më rëndësi” – tha Dimitrov.

Pas takimit me Bushatin, kreu i diplomacisë maqedonase mban takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin, Ilir Meta, i cili bëri betimin një ditë më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.