Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 93.65 ▼2.17%
ARI 5,125 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $73,129 ▲ +4.15% ETH $2,188 ▲ +6.2% XRP $1.4417 ▲ +4.04% SOL $91.7300 ▲ +5.38%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 93.65 ▼2.17 % ARI 5,125 ▼0.01 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 93.65 ▼2.17 % ARI 5,125 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Shqipëria e vitit 2030 do rifitojë kohën e humbur!”/ Rama: Porti i Durrësit më i madhi në Mesdhe!

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Durrësi ku ka folur për arsyet se pse i duhet PS një mandat i tretë.
Rama është ndalur edhe një herë tek investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe që pritet të transformojnë portin e Durrësit në një nga portet turistike më të mëdha në rajon.
”Kemi lëvizur në disa pika për të parë nga afër disa zhvillime të rëndësishme ndërkohë që sot dua t’ju flas juve dhe përmes jush të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj bashkësie në këtë bashki kaq të rëndësishme të vendit për çfarë ne duhet, duam dhe do të bëjmë për Durrësin.
Investimi që presim të nisim në zemrën e Durrësit, është nga ata që ndryshojnë faqen e një vendi. Është investim që për shkak të volumit dhe të emrit të kompanisë, do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për Durrësit e gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton të kesh një vend të bukur e të pasur në burime natyrore, një vend që ka traditë mikpritje siç e kemi ne për të mundur të sjellësh ata që ndryshojnë historinë e vendeve prej investimeve që bëjnë.
Mund të vuash siç kemi vuajtur ne nga paragjykimet e gjykimet e krijuara nga lajmet e këqija që janë përhapur për vite të tëra për vendin tonë, si rezultat i mosnjohjes dhe kontakteve që kanë pasur investitorët dhe kanë dalë të zhgënjyer. Ky investim që nis mes portit dhe pjesës ku fillon plazhi është faktikisht fillimi i një epoke të re, por dhe Shqipërinë. Është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Porti i Durrësit është problem për qytetin Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë. Do të bëhet nga investitorë që kanë bërë nga investimet më fantastike të kësaj bote. Si porti i Dubait. Kjo është e ardhmja.”- tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.