☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,748 ▲0.48%
NASDAQ 26,709 ▲1.07%
NAFTA 97.13 ▼0.71%
ARI 4,156 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,544 ▲ +2.41% ETH $2,505 ▲ +2.74% XRP $1.3903 ▲ +4.98% SOL $108.5700 ▲ +2.39%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,748 ▲0.48 % NASDAQ 26,709 ▲1.07 % NAFTA 97.13 ▼0.71 % ARI 4,156 ▲0.32 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,748 ▲0.48 % NASDAQ 26,709 ▲1.07 % NAFTA 97.13 ▼0.71 % ARI 4,156 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Shqipëria i shpëtoi një situate anarkiste”- Meçe: Agron Shehaj i ngjyer në luftën hibride, u bashkua me Berishën dhe

Analisti Arben Meçe mendon se Policia e Shtetit është në të drejtën e aj kushtetuese të mbrojë institucionet nga çdo agresion i mundshëm.

Ai përgëzoi punën e Policisë, e cila sipas Meçes në këto nëntë ditë ka kryer me profesionalizëm punën e saj duke zmbrapsur huliganët në sulmet e tyre ndaj institucioneve të vendit. Sipas tij, falë reagimit të tyre, Shqipëria shmagu një situatë anarkiste.

“Policia është garantuese e rendit. Nëse uniformat blu nuk funksionojnë, huliganët marrin gjithçka përpara. Në këto kushte që jemi ne, nuk është zgjidhja politike, por garantimi i sigurisë. Policia është garancia e stabilitetit.

Falë atyre ne nuk ramë në atë anarki, ku do ishte e tmerrshme. Policia u përball me një agresion të jashtëzakonshëm. Nëse Policia e Shtetit nuk do ishte, ai vrull shkatërrues do vinte në çdo qelizë të Tiranë”, tha ai.

Ai theksi se kontigjentë majtistë u bënë pjesë protestës në Tiranë, ndërsa përmendi Arlind Qorin, por edhe Agron Shehajn, që për të tha se është i përfshirë dhe i ngjyer në luftën hibride, e cila po bëhet në Shqipëri.

“Kontigjentë majtistë u bënë pjesë e protestës. Edhe Agron Shehaj, i ngjyer në luftën hibride. Qori dhe Shehaj u bashkuan me Sali Berishën”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studio, Meçe u shpreh se Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme për sulmet kibernetike si dhe për agresionet që vijnë nga Rusisë dhe Irani.

“Rreziku në Shqipëri kishte rrezikun kibernetik, agresionin rus dhe iranian”, tha ai.

Më tej, Meçe u ndal te protesta e disa pedagogëve, të cilët dolën para kryeministrisë. Ai theksoi se ata pedagogë janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ky fakt tregon sipas tij se Sali Berisha e ka marrë përsipër protestën.

“Ka tre ditë që dukshëm tani Sali Berisha ka marrë përsipër protestën publikisht. Pati bojkot total të pedagogëve, sot ishin 20 vetë. Në krye të saj ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Sot kontrollin e Tiranës e ka policia.

Brenda militantëve të PD po prodhohet bindja si domosdoshmëri është largimi i Sali Berisha, është bërë simbol i huliganizmit, është simbol i antishqiptarizmit. Shteti është në revansh. Pres brenda kësaj jave që qeveria shqiptare të dalë me listë për emrat që u bënë zjarrvënës të ekonomisë shqiptare”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.