Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria.
Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën 09:00 të mblidhen përpara Kuvendit.
Nesër zhvillohet seanca e radhës. Protesta e fuqishme e studentëve dhe e qytetarëve e anuloi një seancë.
Gjatë ditës së sotme dhe të djeshme, edhe pedagogët janë bashkuar me protestuesit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të mbushur me skandale të panumërta korrupsioni.
Qytetarët prej 9 ditësh po zhvillojnë një protestë, e cila nuk është parë prej 36 vitesh.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.