☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria kërkon 700 mln euro borxh/ Do merren me Eurobond. Do të përdoren për mbështetje buxhetore

Qeveria shqiptare për të pestën herë do ti drejtohet tregjeve ndërkombëtare në marrjen e një Eurobondi të ri. Delina Ibrahimaj ministre e Financave dhe Ekonomisë dha detajet e vendimit të qeverisë për t’ju drejtuar institucioneve financiare ndërkombëtare.
“Vlera e financuar ka ardhur në rritje dhe interesi i bondit në rritje, ndaj kemi krijuar qëndrueshmëri. Do të jemi gati të dalim në treg që në fillim të muajit nëntor. Jemi duke ndjekur procedurat dhe të jemi gati për të emetuar eurobondin, kur normat e interesit në treg janë të ulëta. “

Ministria Ibrahimaj tregoi se ku qeveria do ta përdorë këtë shumë që do të përftohet nga Eurobondi.

“ Huamarrja do të merret për të financuar një pjesë të mbështetjes buxhetore, për arsim, shtangësinë, për gjithë projektet. Ajo do të përdoret edhe vitin tjetër për të garantuar mbështetje buxhetore.”

Për herë të parë Shqipëria në vitin 2010 nisi marrjen e Eurobondit  me vlerë 300 milion euro. Pesë vite më vonë shuma e marrë nga tregjet ndërkombëtare shkoi në 450 milion euro.  Eurobondi  i  tretë pësoi rritje krahasuar me dy Eurobondet e mëparshme duke shkuar në 500 milion euro. Ndërkohë Eurobondi i një viti më parë shkoi po me rritje në 650 milion euro për tu përsëritur në një vlerë të shtuar në 700 milion këtë vit.

EUROBONDET NDËR VITE

2010- 300 Milion Euro

2015- 450 Milion Euro

2018-500 Milion Euro

2020- 650 Milion Euro

2021-500-700 Milion Euro

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.