☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.98 ▲0.27%
ARI 5,005 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,771 ▲ +2% ETH $2,200 ▲ +4.98% XRP $1.4521 ▲ +2.66% SOL $92.0200 ▲ +4.6%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.98 ▲0.27 % ARI 5,005 ▼1.13 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.98 ▲0.27 % ARI 5,005 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Shqipëria kundër Trump, voton rezolutën që dënon njohjen e Jeruzalemit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që i bën thirrje SHBA të tërheqë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Rezoluta u miratua me 128 vota pro, 35 abstenime dhe 9 vota kundër. Teksti i saj thotë se çdo vendim që ka të bëjë me statusin e Jeruzalemit është i pavlefshëm dhe duhet anuluar.

Mes votave kundër rezolutës ishin padyshim SHBA dhe Izraelit, i cili e cilësoi OKB-në më herët një shtëpi gënjeshtrash, ndërsa mes abstenimeve bie në sy Kanadaja dhe Meksika, të cilat ndërsa kritikuan qëndrimin amerikane, gjithashtu fshikulluan edhe OKB-në se me një rezolutë të tillë të njëanshme nuk bën asgjë për paqen.

Vota e djeshme ishte një moment i veçantë për Shqipërinë, që votoi kundër vendimit të Presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Vete Presidenti Trump kishte thënë më herët se kombeve që do të votonin kundër Amerikës do t’iu ndërpritej asistenca financiare.

Shqipëria është pikërisht njeri prej vendeve që e përfiton këtë lloj mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara. Më herët edhe ambasadorja amerikane në OKB, Nikky Haley kishte paralajmëruar se do të mbaheshin shënim mënyra se si do të votonin të gjitha shtetet. Ndërkohë që ambasadorja dhe bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare kishin marrë pjesë gjatë të mërkurës në një pritje të konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ku ambasadorja kishte premtuar Shtetet e Bashkuara do të angazhoheshin fuqishëm për njohje të tjera të pavarësisë së Kosovës.

Seanca emergjence si kjo janë vetëm 10 qe prej vitit 1950 dhe hera e fundit kur u zhvillua një mbledhje e tille në OKB ishte ne 2009-ten, ku ne fokus ishin pikërisht diskutimet për Jeruzalemin lindor dhe territoret e pushtuara palestineze.

Shqipëria e vogël u përfshi në këtë çështje globale për shkak të angazhimit të saj në organizmat ndërkombëtarë. Një javë më parë Shqipëria mori pjesë në samitin urgjent të Organizatës së bashkëpunimit islamik në Stamboll, ku rezoluta e përbashkët ku Jeruzalemi u thirr me emrin arab Al-Quds, dënoi vendimi e presidentit Trump për njohjen e Jeruzalemit, duke u shprehur se vendimi i Presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ishte një tërheqje e Uashingtonit nga roli i tij në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Një ditë më pas, ministri Bushati në një farë mënyre e kishte pohuar qëndrimin e Shqipërisë, kur kishte justifikuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit islamik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.