Ekonomia

Shqipëria, me nivelin më të lartë të taksave në rajon, kjo do të përbëjë dizavantazh

Flet Mark Crawford – president i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke sjellë përvojën e partive të SHBA-së, thotë se amerikanët nuk votojnë për parti apo lista partiake, por për individë të cilët shpesh identifikohen me partitë politike, prandaj, ka perspektiva të ndryshme të reflektuara nga kandidatët brenda së njëjtës parti.

Për shkak se amerikanët votojnë për kandidatë individualë, kandidatët shpesh prezantojnë platformat e veta.
Edhe Crawford është në linjë me shoqatat e tjera të biznesit, kur thotë se për Shqipërinë, taksat të jenë të krahasueshme me rajonin, ndërsa kërkon që Partitë të bëjnë të qarta axhendat e tyre ekonomike.

Cila është përvoja e partive amerikane në hartimin e programeve të tyre ekonomike?

Procesi zgjedhor amerikan dhe prezantimi i platformave, përfshirë dhe axhendën ekonomike, është shumë i ndryshëm nga përvoja shqiptare. Partitë politike amerikane mbajnë normalisht një konventë në të cilën delegatët do të debatojnë, propozojnë dhe do të miratojnë platformat politike. Platforma politike e Partisë do të paraqesë një kornizë të vlerave të secilës parti. Partia Demokratike, Partia Republikane , Partia Liberale dhe Partia e Gjelbër).

Megjithëse vetëm katër parti morën mbulim më të madh nga mediat gjatë 2017-s, ishin 12 parti që kishin paraqitur kandidatura në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara në 2016-n dhe pesë kandidatë të pavarur, të cilët morën vota. Në platformat e partive politike kishte çështje interesante që kanë ndikim ekonomik, për shembull republikanët promovuan kalimin drejt sistemit territorial të taksimit, demokratët promovuan të drejtën e secilit që të vendosë nëse do të legalizohet marijuana, axhenda e liberalëve lidhej me heqjen e barrierave qeveritare në zgjedhjen e tregjeve të lira dhe Partia e Gjelbër promovonte ndërhyrjet qeveritare në favor të objektivave ekologjikë, taksimit progresiv dhe barazisë sociale.

Amerikanët nuk votojnë për parti apo lista partiake, por për individë të cilët shpesh identifikohen me partitë politike. Prandaj, ka perspektiva të ndryshme të reflektuara nga kandidatët brenda së njëjtës parti. Për shkak se amerikanët votojnë për kandidatë individualë, kandidatët shpesh prezantojnë platformat e veta.
Partitë kryesore politike shqiptare ((PS , PD , LSI , PDIU , Libra , Sfida )) të regjistruara në QKZ kanë programet në faqet e tyre zyrtare, megjithëse shumë pak japin detaje dhe disa nuk kanë asnjë plan ekonomik. Një hap pozitiv për të gjitha partitë do të ishte publikimi i axhendës ekonomike dhe ta qarkullojë atë te grupet e interesit për të marrë një “feedback” gjashtë muaj para zgjedhjeve. Bazuar te “feedback”-u partitë mund të finalizojnë axhendën e tyre ekonomike, që ka më shumë kuptimin se procesi i tanishëm.

Çfarë duhet të kenë parasysh partitë kur hartojnë programet e tyre

Në mënyrë që të inkurajojë Investimet e Huaja Direkte, Dhoma do të kërkojë pozicione të rëndësishme për të avancuar reformën në gjyqësor, për të përmirësuar eficiencën e TVSH-së dhe zbatimin e politikave të ndjeshme ndaj drogës.
Ndërsa Indeksi i Biznesit i AmCham reflekton një numër fushash të përmirësuara, ende shumë prej fushave të interesit qëndrojnë të vlerësuara “poshtë nivelit 50” (d.m.th. të pakënaqshme). Siguria e investimeve në terma të mbrojtjes së investitorëve në turizëm dhe prodhim për shkak të kontestimeve të pronësisë së tokës do të jetë kritike. Ndërsa shumica e bizneseve anëtare të AmCham kanë një përvojë investimi të sigurt dhe pozitive, ka pasur incidente të dhunës dhe kërcënimeve ndaj investitorëve të tjerë të huaj. Edhe një përvojë e tillë e vetme negative ka efekt tek investitorët e rinj.

Lidhur me nivelin e taksave, si e vlerësoni nivelin aktual të tyre, si ka ndikuar rritja e tatimfitimit dhe dividentit në mandatin e kaluar në ecurinë e bizneseve që ju përfaqësoni dhe planeve të tyre për investimeve.

Dhoma nuk rekomandon specifikisht nivele të taksimit, gjithsesi ne biem dakord se Shqipëria duhet të jetë konkurruese me rajonin. Deri më tani, duke qenë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të taksave në rajon, kjo do të përbëjë dizavantazh. Shumë kompani e shikojnë rajonin si një bllok ekonomik dhe prandaj kanë mundësi që t’i vendosin zyrat e tyre qendrore për tregun shqipfolës në Tiranë, Prishtinë, Shkup apo edhe në Podgoricë, dhe me degë në qytete të tjera.

Disa rekomandime të tjera konkrete që ju mund të keni…

Dy sugjerime që partitë mund të marrin në konsideratë:
Të përfundojnë regjistrin e pronësisë online, i cili do të ndihmojë investitorët e huaj dhe vendas se ku janë zonat ku ka mosmarrëveshje.
Ka një sasi të konsiderueshme me likuiditetet në depozita në sektorin bankar. Detyrimi i bankave për të rritur kreditimin nuk është zgjidhje duke qenë se huadhënia bankare nuk është gjithmonë mënyra më e përshtatshme për të mobilizuar likuiditetet. Banka Qendrore më lehtësisht mund të licenconte kompani që nuk rrezikojnë fondet publike dhe thjeshtë rrezikojnë kapitalin e vet.
Gjithashtu qeveria duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të krijuar lidhje të tregjeve kapitale me bursat ndërkombëtare, Shqipëria (bashkë me Kosovën) janë ndër të rrallat vende në botë pa akses të rëndësishëm në tregjet kapitale.
Kjo do të thotë zhvillimin e një burse obligacionesh dhe tregu mbi banak.

 

Mark Crawford

Një hap pozitiv për të gjitha partitë do të ishte publikimi i axhendës ekonomike dhe ta qarkullojë atë te grupet e interesit për të marrë një “feedback” gjashtë muaj para zgjedhjeve. Bazuar te “feedback”-u partitë mund të finalizojnë axhendën e tyre ekonomike, që ka më shumë kuptimin se procesi i tanishëm

 

———-
https://www.democrats.org/party-platform
https:// www.gop.com/the-2016-republican-party-platform/
https:// www.lp.org/platform/
http:// www.gp.org/platform
http://ps.al/new/programi/rimekembje-e-ekonomise/
https://www.pd.al/ekonomi-dhe-finance/
http:// www.lsi.al/platforma-politike/
http://pdiu.al/faqa/
https:// www.libra.al/
http:// www.sfidapershqiperine.com/programi-2/
http://www.amcham.com.al/amcham-business-index-2016-2017/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button