Kronika

Shqipëria ndër vendet miqësore për të riatdhesuarit

Komuniteti online InterNations ka realizuar një studim, në lidhje me shtetet më miqësore në bazë të politikave që zbaton për të riatdhesuarit, rezultatet e së cilës i ka trajtuar në një hartë.

Sipas ngjyrave shtetet më miqësore janë shënuar me ngjyrë të gjelbër dhe ato më pak me të kuqe. Referuar hartës së InterNations, Shqipëria gjendet në mesin e vendeve miqësore me indeks 11-19.

Sipas studimit Tajvani është shteti më i mirë për të riatdhesuarit, ndërsa më i keqi konsiderohet Kuvajti.

Në studim InterNations, ka marrë në konsideratë elementë të tillë si : cilësia e jetës dhe financat personale, përmbushjen profesionale etj.

Nga 174 kombësi u përzgjodh një kampion prej 14,000 anketuesish. 191 shtete u bënë pjesë e studimit dhe u analizuan lëvizjet e komuniteteve, jetesa dhe puna.

Insider, bëri një vrojtim masiv në lidhje me njerëzit që kanë lënë vendet e tyre dhe kanë zgjedhur që të punojnë në një vend tjetër. Rezultatet ishin mbresëlënëse.

Tajvani u rendit në krye të 67 shteteve, ndërsa në vendin e dytë u rendit Malta, ndërsa Ekuadori në të tretin. Në vendin e katrat dhe të pesë u renditën përkatësisht Meksika dhe Zelanda e Re. Greqia u rendit në vendin e 26-të, duke u ndjekur nga SHBA-ja dhe Qipro.

Lista me 10 vendet më miqësore

Tajvani
Malta
Ekuador
Meksika
Zelanda e Re
Kosta Rika
Australia
Austria
Luksemburg
Çekia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button