🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,701 ▼0.06%
DOW 51,372 ▼0.27%
NASDAQ 26,902 ▼0.12%
NAFTA 94.70 ▲2.76%
ARI 4,305 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,378 ▲ +0.25% ETH $2,680 ▲ +0.75% XRP $1.5306 ▲ +2.77% SOL $117.2700 ▲ +2.75%
S&P 500 7,701 ▼0.06 % DOW 51,372 ▼0.27 % NASDAQ 26,902 ▼0.12 % NAFTA 94.70 ▲2.76 % ARI 4,305 ▼0.32 % S&P 500 7,701 ▼0.06 % DOW 51,372 ▼0.27 % NASDAQ 26,902 ▼0.12 % NAFTA 94.70 ▲2.76 % ARI 4,305 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

ITALI – Gjoba deri në 1 000 euro për mbulimin e fytyrës dhe një kufi prej 30% për nxënësit e huaj

ROMË, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Një projekt-dekret për arsimin, që pritet të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave në Itali, parashikon një sërë masash për nisjen e vitit shkollor 2026-2027, integrimin e nxënësve të huaj dhe zbatimin e masave të lidhura me Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes (PNRR).

Sipas draftit, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye specifike shëndetësore ose sigurie, ndalohet pjesëmarrja në aktivitetet kurrikulare dhe jashtëkurrikulare të institucioneve arsimore, si edhe në takimet mes shkollës dhe familjes, me fytyrën e mbuluar ose në çdo mënyrë tjetër që pengon identifikimin e personit.

Për shkeljen parashikohet një gjobë administrative nga 200 deri në 1 000 euro. Në rastet kur shkelja kryhet nga një i mitur, gjoba do t’i aplikohet prindit, sipas dispozitave të projektit.

Drafti parashikon gjithashtu një kufi prej 30% në klasat e para për kategori të caktuara nxënësish me shtetësi joitaliane.

Në arsimin fillor, numri i nxënësve me shtetësi joitaliane, të cilët nuk kanë lindur në Itali ose nuk kanë ndjekur të paktën dy vite të arsimit parashkollor, nuk duhet të kalojë 30% të numrit të përgjithshëm të nxënësve në secilën klasë të parë.

Në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë, kufiri i propozuar prej 30% lidhet me nxënësit me shtetësi joitaliane që nuk kanë përfunduar me sukses të paktën tre vite shkollore në sistemin kombëtar italian të arsimit.

Ministri italian i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara, ka deklaruar se masa synon veçanërisht nxënësit që nuk kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës italiane dhe se qëllimi është të shmanget përqendrimi i madh i tyre në të njëjtën klasë apo shkollë.

Projekt-dekreti parashikon gjithashtu masa për forcimin e mësimit të gjuhës italiane dhe për integrimin e nxënësve me prejardhje migratore.

Teksti duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe më pas t’u nënshtrohet procedurave parlamentare dhe juridike përpara se masat të marrin formën përfundimtare./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.