Kronika

Shqipëria, për herë të parë në misionin e NATO-s në Egje për emigrantët

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë një mision të NATO-s në detin Egje, në ndihmë të emigrantëve që tentojnë të vijnë në Europë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një konfernce të përbashkët për shtyp me homologen e saj holandeze, Jeanine Hennis- Plasschaert, znj. Kodheli u shpreh për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes e Hollandës, Plasschaert tha se bota sot përballet me rreziqe serioze. “Ne duhet të luftojmë për prosperitetin tonë, sigurinë tonë, lirinë tonë çdo ditë”, tha ministrja hollandeze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button