Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 19 May 2026
S&P 500 7,388 ▼0.21%
DOW 49,588 ▼0.2%
NASDAQ 26,006 ▼0.33%
NAFTA 103.51 ▼0.83%
ARI 4,504 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,845 ▲ +0.2% ETH $2,115 ▲ +0.3% XRP $1.3637 ▼ -1.23% SOL $84.6600 ▲ +0.27%
S&P 500 7,388 ▼0.21 % DOW 49,588 ▼0.2 % NASDAQ 26,006 ▼0.33 % NAFTA 103.51 ▼0.83 % ARI 4,504 ▼1.18 % S&P 500 7,388 ▼0.21 % DOW 49,588 ▼0.2 % NASDAQ 26,006 ▼0.33 % NAFTA 103.51 ▼0.83 % ARI 4,504 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Opinion

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Nga Auron Tare

Sa herë më bie udha për në Jug, ndalem pranë krojeve të vjetra, atyre vendeve të heshtura ku uji gurgullon me një butesi pergjumese. Dikur ne këto kroje pushonin karvanet, udhëtarët shuanin etjen, kuajt pinin ujë ne hauz e njerëzit shkëmbenin lajme, duhan e mendime. Ishin vende të vogla, por me paqe me natyrën.

Sot, shumica e tyre janë ose të tharë, ose të mbuluar me bidona plastike, kanaçe birre e plehra të një qytetërimi që di të prodhojë vetëm mbeturina.

Shqiptari i dikurshëm kishte shumë të meta si çdo popull ballkanik por një virtyt ama e kishte, i nderonte burimin e ujit. Kroi nuk ishte thjesht ujë. Ishte bekim, ishte mikpritje, ishte qytetërim. Prandaj ngriheshin kroje nëpër male, në gryka rrugësh e pranë urave. Gurët gdhendeshin me kujdes, mbilleshin rrapë e blire, dhe udhëtari i panjohur pushonte i pa trazuar nen mbrojtjen e zotave te burimeve.

Ndërsa sot shqiptari modern ky “njeriu i zhvillimit”, siç pëlqen ta quajë veten ndalon pranë burimit hedh qesen e patatinave nga dritarja e makinës dhe vazhdon rrugën me krenarinë e një barbari që kujton se asfalti është qytetërim.

Vite më parë pata propozuar një nismë modeste për restaurimin e krojeve dhe burimeve historike. Jo për nostalgji folklorike, por sepse ato janë pjesë e kujtesës sonë kombëtare. Një popull që nuk ruan gurin e krojit, nuk ruan dot as historinë e vet.

Merrni, për shembull, Ujin e Ftohtë në Tepelenë. Gravura e Edward Lear, realizuar plot 176 vjet më parë, paraqet një peizazh aq romantik e fisnik, sa të duket sikur aty vetë natyra kishte vendosur të pushonte.

Sot Kroi i Ali Pashë Tepelena nuk ekziston më. Rrapi madhështor, nën hijen e të cilit kanë pushuar udhëtarë europianë, qëndron si një plak i harruar, rrethuar me shishe plastike dhe qese.

me tutje ne fund te Lugines se Vjoses pranë Tre Urave, ndodhej Kroi i Vashës. Deri sa u asfaltua rruga, ai rrinte aty me gjithë bukurinë e tij të heshtur. Karvanet ndalonin, kuajt pinin ujë në hauz dhe udhëtarët gjenin pak freski në vapën e jugut.

Pastaj erdhi kompania moderne e asfaltit, ky simboli më i fundit i përparimit shqiptar dhe, për t’i rënë më shkurt, shembi muret e gdhendura s shekullore dhe e ktheu kroin në një pellg bretkosash.

Ky është tragjikomizmi ynë, kemi filluar të ndërtojmë rrugë, por kemi humbur udhën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.