☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 79.56 ▲1.82%
ARI 4,005 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,486 ▼ -1.89% ETH $1,785 ▼ -1.76% XRP $1.0684 ▼ -1.68% SOL $75.3400 ▼ -2.21%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 79.56 ▲1.82 % ARI 4,005 ▼0.03 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 79.56 ▲1.82 % ARI 4,005 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
14 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Shqiptarët po paguajnë ndryshe, kartat tejkalojnë për herë të 4-ërt bankomatet

Pagesat me kartë shënuan një tjetër rritje të lartë në 3-mujorin e parë të vitit. Sipas statistikave të Banka e Shqipërisë, në tre muaj numri i pagesave me kartë në terminalet POS arriti në 7.58 milionë, në rritje me 30% krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Për të katërtin 3-mujor radhazi, pagesat me kartë në terminalet POS e kaluan në numër tërheqjen e parasë cash nga bankomatet.

Kjo tregon se përdoruesit e infrastrukturës së sektorit financiar po e përdorin kartën gjithnjë e më pak për veprime me para cash dhe po paguajnë më shumë nëpërmjet kanaleve elektronike. Megjithëse kjo tendencë ndikohet pjesërisht nga turistët e huaj, duket qartë se edhe shqiptarët po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt pagesave elektronike.

Në vlerë, pagesat me kartë në terminalet POS për tremujorin e parë të vitit arritën shumën e 27.9 miliardë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë, në fund të tremujorit të parë, arriti shifrën rekord prej 32 224 njësish, në rritje me 28% krahasuar me një vit më parë.

Përveç kërkesës më të lartë të tregut, shtimi i numrit të terminaleve POS është nxitur edhe nga programi promovues i ndërmarrë nga një prej operatorëve më të mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard. Programi i Mastercard-it, nëpërmjet bankave tregtare, ofroi instalimin e pajisjeve POS pa kosto dhe pa komisione transaksionesh për një periudhë fillestare, deri në vlera të caktuara limit.
Gjithashtu, një shtysë e mëtejshme mund të ketë ardhur nga detyrimi ligjor për pajisjen me terminale POS, i cili u miratua në fund të vitit të kaluar.

Nga data 30 maj do të hyjë në fuqi detyrimi i parashikuar në ligjin e ri “Për procedurat tatimore”, që kërkon pajisjen me terminale POS të bizneseve të akomodimit, transportit dhe sektorit publik. Zbatimi i detyrimit ligjor për të pranuar pagesa elektronike alternative pritet t’u japë një shtysë të mëtejshme pagesave me kartë.

Bizneset e tjera do të kenë afat për t’u pajisur me terminale POS deri në fund të vitit 2026.
Ndërkohë, numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.66 milionë, në rritje me 7.8% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.47 milionë, në rritje vjetore me 8.7%. Ky produkt mbetet dominues dhe përbën më shumë se 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

Ndërkohë, një rritjeje të lehtë i është rikthyer edhe segmenti më i vogël, ai i kartave të kreditit. Në fund të 3-mujorit të parë të vitit, sektori bankar raportonte pothuajse 120 mijë karta krediti aktive, me një rritje vjetore prej 2%.

/Marrë nga Monitor

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.