☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.77 ▼15.21%
ARI 4,833 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,359 ▲ +3.73% ETH $2,236 ▲ +6.04% XRP $1.3712 ▲ +4.17% SOL $84.5400 ▲ +5.93%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.77 ▼15.21 % ARI 4,833 ▲3.16 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.77 ▼15.21 % ARI 4,833 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Opinion

Shtatë pyetje publike për prokurorin e SPAK, Dritan Prençi

Nga MARASH LOGU

Pasi studiova me kujdes vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe iu ktheva raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, veçanërisht pjesës së Tiranës, për të cilin kam punuar vetë si ekspert i komisionit së bashku me kryetaren znj. Tabaku, më lindën natyrshëm disa pyetje për prokurorin e çështjes, të cilat po i parashtroj në vijim.

1. A ka qenë Erion Veliaj i përfshirë qysh në fillim të procedurës konçesionare të inceneratorit të Tiranës (shih shkresën nr. 4101/1 prot., datë 28.06.2016 e Lefter Kokës)?

2. A është e vërtetë që në mbledhjen e komisionit të konçesionit të datës 20.09.2016, dy përfaqësuesit e Erion Veliaj, shtetasit Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu janë shprehur se Bashkia nuk ka të ardhura për të përballuar kostot e projektit (shih proçesverbalin e datës 20.09.2016 të Komisionit të Konçesionit)?

3. A ishte kusht për vazhdimin e procedurave konçesionare marrja e miratimit nga të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë (13118/7 prot., datë 02.03.2017 të Arben Ahmetaj), ndërkohë të vetmit që i është kërkuar dakordësia është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj (shih shkresën nr. 5474/26 prot., datë 28.02.2017 të Alqi Bllakos)?

4. A është e vërtetë që Erion Veliaj, megjithëse përfaqësuesit e tij në komision ishin shprehur kundër, ka marrë përsipër 91 milionë euro për depozitimin e mbetjeve dhe 214 milionë lekë për shpronësimet (shih shkresën nr. 8275/1, datë 27.03.2017 të Erion Veliaj)?

5. A duhej që kjo dakordësi në parim, duke qenë se lidhej me detyrime buxhetore, të merrte miratimin e Këshillit Bashkiak Tiranë (shih nenin 54 të Ligjit nr. 139/2015)?

6. A kanë kërkuar përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit që në kontratën konçesionare të parashikohej miratimi nga Këshilli Bashkiak Tiranë, përpara hyrjes në fuqi të kontratës, dhe kjo kërkesë është refuzuar nga përfaqësuesit e Erion Veliaj (shih proçesverbalin e datës 31.08.2017 të Komisionit të Konçesionit)?

7. A dëshmoi rrejshëm Erion Veliaj para Komisionit Hetimor kur u shpreh se procedurat e shpronësimit nuk janë ndjekur nga Bashkia, ndërkohë që vendimet e shpronësimit ngarkonin pikërisht Bashkinë me ndjekjen e procedurave tē shpronësimit (shih shkresën 45217/2 prot., datë 26.11.2021 të Erion Veliaj)?

Nëse përgjigja për të gjitha më lart është pozitive, si është e mundur që SPAK nuk është ndalur në analizën e rolit dhe përgjegjësisë së Erion Veliaj, por është mjaftuar vetëm me një paragraf (shih paragrafin nr. 43 më poshtë), kur del qartë se procedura konçesionare do të ishte e pamundur të realizohej pa përfshirjen dhe dakordësinë e kryebashkiakut Veliaj?!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.