Bota
Shtëpia e Bardhë: Dr. Fauci nuk do të dëshmojë në Kongres për koronavirusin
Shtëpia e Bardhë tha se është “kundërproduktive” që individët e përfshirë në punën për t’iu përgjigjur pandemisë të dëshmojnë në Kongres. Dëshmia e Dr Faucit u kërkua nga një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve për caktimin e fondeve që merret me programet shëndetësore dhe ishte planifikuar për më 6 maj.
Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, është një nga ekspertët kryesorë që po ndihmon Shtëpinë e Bardhë në përgjigjen e saj ndaj koronavirusit.