☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,593 ▼1.65%
DOW 51,962 ▼0.73%
NASDAQ 25,477 ▼2.7%
NAFTA 104.14 ▲2.1%
ARI 3,910 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,622 ▼ -4.86% ETH $2,235 ▼ -5.35% XRP $1.2530 ▼ -4.26% SOL $95.3000 ▼ -6.98%
S&P 500 7,593 ▼1.65 % DOW 51,962 ▼0.73 % NASDAQ 25,477 ▼2.7 % NAFTA 104.14 ▲2.1 % ARI 3,910 ▼3.02 % S&P 500 7,593 ▼1.65 % DOW 51,962 ▼0.73 % NASDAQ 25,477 ▼2.7 % NAFTA 104.14 ▲2.1 % ARI 3,910 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Shtëpitë luksoze provokojnë dorëheqje seri në qeverinë bullgare

Seri dorëheqjesh të eksponentëve të qeverisë bullgare, pas të ashtuquajturave ”ndërtime apartamentesh”, skandali që shpërtheu në fund të javës së kaluar, kur është mësuar se kompania ndërtimore ”Artex” ishte duke u shitur deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave të qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë Gerb, apartamente luksoze në zonën e  banimit Iztok, në Sofje, me çmime shumë më të ulëta se ato të tregut.

Dje, zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha  dorëheqjen.

Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva kishte dhënë dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva.

Sipas mendimit të Prokurorit Publik dhe Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit janë gjithashtu të përfshirë edhe Vezhdi Rashidov, president i komisionit parlamentar për Kulturën si dhe Cvetan Cvetanov, ”krahu i djathtë” e kryeministrit Bojko Borisov, udhëheqës i grupit në parlamentin e partisë Gerb dhe njëheras nënkryetar i partisë, i cili duhet të kthehet nesër Bullgari, pas një vizite në SHBA.

Gjithashtu nën hetim është kompania ”Artex”.

Mediet e Sofjes theksojnë se Borisov do të kërkojë dorëheqjen e Cvetanov nga detyra.

Analistët parashikojnë se lista e politikanëve të përfshirë nuk do të ndalet me kaq.

Gazeta ditore “Ora” kujton se në vitin 2017 kjo shumicë parlamentare kishte votuar amendamentet e ligjit për rregullat e ndërtimit, të cilat autorizuan kompaninë ”Artex” të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese 34-katëshe në zonë rezidenciale Lozenets të Sofjes, pasi leja për ndërtimin e saj kishte skaduar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.