Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 89.91 ▲2.92%
ARI 4,547 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $73,410 ▼ -0.92% ETH $1,996 ▼ -1.65% XRP $1.3192 ▼ -1.75% SOL $81.8700 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 89.91 ▲2.92 % ARI 4,547 ▼1.01 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 89.91 ▲2.92 % ARI 4,547 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Lajmet Kryesore Nga Vendi Tregtia e Jashtme

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Share Share Icon

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra që Shqipëria ka të gjitha kapacitetet dhe kushtet klimatike t’i prodhojë vetë.

Sipas dhënave zyrtare nga INSTAT sasia e përgjithshme e importeve të ushqimeve shënoi rritje me 16.1% në janar -prill 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shqetësimi më i madh lidhet me faktin se po dështojmë të plotësojmë nevojat tona me prodhim vendas për produktet bazë të shportës dhe bujqësisë, në një kohë që rritja e numrit të turistëve duhet të ishte një mundësi e madhe për nxitjen e prodhimit vendas.

Konkretisht, importi i zarzavateve ka pësuar rritje prej 14.0%, e ndjekur nga frutat dhe arrat e ngrënshme të cilat kanë shënuar një rritje prej 11.0%. Po ashtu, një rritje prej 10.0% është regjistruar edhe në importin e produkteve te bulmetit, vezëve dhe mjaltit.

Ky trend tregon se në vend që të konsumojmë prodhimet e freskëta të fermerëve shqiptarë, paratë e konsumatorëve vendas po shkojnë për të financuar bujqësinë e vendeve të tjera, duke zhvlerësuar potencialin prodhues të vendit.

Përtej produkteve të freskëta, zgjerimi i importeve është edhe më i vrullshëm në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore dhe bujqësore. Rritjen më të madhe rekord e kanë shënuar farat vajore dhe bimët industriale apo medicinale, importi i të cilave ka kërcyer me 140.3%.

Importet e drithërave gjithashtu janë rritur me 30.3%. Adi Haxhiymeri një nga importuesit më të mëdhenj të drithërave tha se blerjet jashtë vendit u nxiten pas luftës në Iran nga frika e bllokimeve të mundshme dhe rritjes së çmimeve.

Në këtë panoramë të përgjithshme rritjeje, vetëm një numër i kufizuar kategorish kanë shënuar rënie të importeve. Peshku e kafshët guackore pësuan rënie me 13.9%. Rënie më të lehta kanë pësuar edhe sheqernat e ëmbëlsirat me 7.8%, si dhe grupi i kafesë, çajit dhe erëzave me 1.7%.

Rritja e importeve të zarzavateve dhe frutave në këto nivele dëshmon se prodhuesit vendas po humbin terren përballë konkurrencës së huaj, e cila shpesh është e mirësubvencionuar.

Nga ana tjetër fermerët tanë përballen me kosto të larta të lëndëve të para, ku nafta, plehrat kimike, fidanët dhe inputet e tjera bujqësore shpesh janë më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Kjo bën që çmimi final i produktit vendas të jetë më i lartë se ai i produkteve që vijnë nga jashtë, duke favorizuar importet ne vend të prodhimit vendas.

Gjithashtu emigrimi masiv i të rinjve dhe lëvizja drejt qyteteve të mëdha ka boshatisur zonat rurale. Ky plakje e popullsisë në fshat ka sjellë mungesë të theksuar të krahut të punës për bujqësinë, duke rritur kostot e rrogave për punëtorët e mbetur dhe duke tkurrur sipërfaqet e mbjella.

Gjatë viteve të fundit, forcimi i jashtëzakonshëm i lekut kundrejt Euros i ka bërë mallrat e importuara shumë më të lira për t’u blerë në tregun shqiptar. Ky faktor ka favorizuar direkt tregtarët që importojnë nga jashtë, duke goditur në të njëjtën kohë eksportuesit vendas dhe prodhuesit që konkurrojnë me këto importe./B.Hoxha

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.