Shukri Xhelilit i refuzohet kërkesa për lirim, mbetet në burg
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në qeli ish-kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, duke i refuzuar kërkesën për lirim.
Në seancën e sotme, trupi gjykues ka vendosur se kërkesa e Xhelilit do të shqyrtohet nga trupa që do ta gjykojë këtë çështje në themel.
Vetëm një javë më parë prokuroria kopsiti dosjen dhe e dërgoi Xhelilin në gjyq. Aktualisht Xhelili është në qeli, edhe pse disa herë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, së fundi edhe me argumentimin se është i sëmurë dhe nuk e përballon dot.
Xhelili u arrestua në 13.05.2016, pasi në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora Neës”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.