Si duhet të silleni me personat e ndjeshëm
Çdo individ është i ndryshëm; disa mund të jenë tepër të hapur dhe në dukje të pacenueshëm, të tjerë, mund të preken shumë shpejt për shkak të ndjeshmërisë së madhe që kanë. Ja çfarë duhet të mbani parasysh për personat shumë të prekshëm
Nëse shoqëroheni apo keni lidhje të ngushta me një person të ndjeshëm, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, sepse ata preken nga gjëra që njerëzit e tjerë nuk i mendojnë aspak.
E qara
Njerëzit e ndjeshëm qajnë shpejt, kur janë të lumtur, kur janë të mërzitur dhe kur janë të nevrikosur. Kjo për shkak se njerëzit shumë të ndjeshëm janë për nga natyra më të thellë dhe reagojnë në çast.
Jo të gjithë janë introvertë
Të qenët i mbyllur në vetvete nuk është i barabartë me ndjeshmërinë. Në fakt, rreth 30 për qind e njerëzve të ndjeshëm janë ekstrovertë, pra shumë të shoqërueshëm dhe të dalë.
Vendimet na bëjnë nervozë
Njerëzit shumë të ndjeshëm dihet se bëjnë zgjedhje jo të mira, kjo vjen për shkak të nervozizmit që na e bën çdo zgjedhje të vështirë dhe thuajse të pamundur.
Shumë të ndjeshëm ndaj toneve
Nëse zakonisht i përfundoni mesazhet me shenja të caktuara pikësimi, njerëzit e ndjeshëm do ta kuptojnë shumë mirë dhe ndoshta edhe keqkuptojnë. Njerëzit shumë të ndjeshëm janë më intuitivë kur vjen puna për nuancat e vogla të mjedisit dhe ndikohen më shumë nga ndryshimet e humorit të personave.
Gatishmëria për të mbështetur të tjerët
Mos kini frikë të kërkoni ndihmën dhe mbështetjen e personave të ndjeshëm. Ata janë gjithnjë aty, si një shpatull ku mund të mbështeteni. Natyra tepër e ndjeshme e këtyre personave i bën ata të ndiejnë po aq shumë problemet e të tjerëve për t’i bërë që të ndihen më rehat.
Zhurmat e larta dhe të përsëritura janë më të këqijat
Përtypja me zë të lartë apo një zhurmë e përsëritur, çfarëdo qoftë, personat e ndjeshëm nuk do të arrijnë ta durojnë atë. Kjo sepse mjediset kaotike dhe stimuluese më shumë sesa duhet, i bën ata të reagojnë ekstremisht.
Zakonet e punës janë pak atipike
Puna nga shtëpia ose në një mjedis të qetë është një ëndërr për personat shumë të ndjeshëm, sepse kjo i lejon ata të përqendrohen më tepër në atë që po bëjnë. Megjithatë, njerëzit që punojnë vetëm arrijnë ta përdorin vëzhgimin si avantazh. Atyre u lindin ide dhe mund të sjellin risi që nuk do t’i kishin në punën në grup.
Nuk shohin filma të dhunshëm
Nëse doni t’i çoni këta njerëz në kinema, zgjidhni një film të zhanrit romantik ose komedi. Po aq sa nuk duan ta provojnë vetë dhunën, këtyre njerëzve nuk u pëlqen ta shohin te të tjerët.
Kritikat
Për mirë ose për keq, personat shumë të ndjeshëm përpiqen që t’i shmangin sa më shumë gjërat që mund t’u shkaktojnë turp. Kjo do të thotë se këta shoqërohen me njerëz që nuk i kritikojnë dhe njerëz që i bëjnë të ndihen sa më mirë.
I marrin gjërat si shumë personale
Një shaka e thënë në kurriz të personave të ndjeshëm, nuk është thjesht një shaka, por ndonjëherë e marrin edhe për sfidë. Tregohuni të kujdesshëm kur t’u drejtoheni këtyre personave, pasi me t’u ngatërruar me ta do ta keni të vështirë të provoni shfajësimin.
E durojnë pak dhimbjen
Nuk ka rëndësi nëse dhimbja është fizike apo emocionale, personat e ndjeshëm janë një tabelë e hapur qitjeje për çdo vështirësi që hasin. E gjitha kjo ndodh, sepse personat shumë të ndjeshëm ndikohen më tepër nga dhimbja krahasuar me të tjerët mbështetur edhe nga problemet.
Krijojnë marrëdhënie të thella
Sipas studiuesve, personat shumë të ndjeshëm priren të mërziten më shpejt në martesat e tyre sesa çiftet e tjera. Kjo ndodh më së shumti prej mungesës së ndërveprimit kuptimplotë që ndodh zakonisht me kalimin e kohës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se të ndjeshmit nuk janë të kënaqur me marrëdhëniet e tyre, ata thjesht kanë nevojë të gjejnë një mënyrë për biseda më stimuluese.
Ndjeshmëria nuk mund të kufizohet
Sipas një studimi të vitit 2014 në revistën Truri dhe Sjellja u zbulua se njerëzit shumë të ndjeshëm përjetonin aktivitet më të madh në rajonet e trurit të lidhura me empatinë dhe vigjilencën kur ekspozoheshin ndaj fotove të individëve emocionalë krahasuar me një person mesatar. Me fjalë të tjera, njerëzit e ndjeshëm janë nga ana neurologjike më të prirur të veprojnë sipas asaj mënyre.
Mënyra më e mirë për të mbështetur një person të ndjeshëm është ta duash atë. Përpiquni të mos e bëni të ndihet në turp. Jepini atij siguri dhe tregojini se është unik në mënyrën e tij.
*Burimi: “Huffington Post”