☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.60 ▲0.9%
ARI 5,011 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,961 ▲ +3.26% ETH $2,268 ▲ +7.38% XRP $1.4799 ▲ +4.4% SOL $94.1400 ▲ +6.33%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.60 ▲0.9 % ARI 5,011 ▼1 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.60 ▲0.9 % ARI 5,011 ▼1 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Teater

Si duhet të vishemi për të “takuar” Toskën, Otellon, Madame Butterfly?

OPERA-SHQIPERI_4Toska, Traviata, Madame Butterfly, janë të shumta operat që vihen në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Artistët janë zotër të skenës, mirëpo edhe publiku, përveç se ndjek gjithë kërshëri aktet, ka edhe një rol tjetër, sepse konsiderohet si pjesë e rëndësishme e dekorit.

Marita ka qenë me profesion ekonomiste, tani është në pension, por kujton se kulturën e veshjes në opera e ka trashëguar nga prindërit e saj. Që në fëmijëri shkonte shpesh me babain dhe nënën për të shijuar pjesë të ndryshme që viheshin në skenë.

“Gjithmonë, edhe mamaja dhe babai visheshin shik (chic) për të shkuar në opera. Duke parë ato fustane të bukura të tyre, të gjera dhe të gjata siç ishte moda, me zhupon në vitet ’60-’70, unë edhe imitoja artistet e asaj kohe”.

Fustane të gjata, kapele, veshje me dizajne të ndryshme, këmisha, kostume e ndonjëherë edhe xhinse e bluza sportive…

“E shijoj më mirë, ndihem më rehat dhe komode e veshur ashtu, sepse opera është elitare, nuk mund të shkosh sportive në një opera, as në një balet”.

Sot shpenzon kohë për të zgjedhur veshjen e duhur, jo vetëm për të shkuar në opera, por edhe në bazë të pjesës që vihet në skenë.

“Opera është elitare dhe veshjen duhet ta zgjedhësh enkas për atë shfaqje që shkon. Unë hap garderobën dhe mes veshjesh zgjedh atë të duhurën për të shkuar. Varet edhe nga ata që këndojnë apo interpretojnë”.

Ka udhëtuar në shumë vende të botës e, medoemos, që nuk e ka humbur rastin të blejë një biletë e të shkojë në operat më të njohura të Europës.

“Kam parë operan e Vjenës, atë të Strasburgut, shtëpinë e Mozartit, atë të Salcburgut, në Vatikan. Nuk i le pa parë kudo që kam vajtur. Në njërën prej tyre kisha veshur një fund të zi dhe një xhaketë vishnje me vija të zeza, këpucë vishnje dhe një trëndafil të madh të zi. Unë mbaj dhe kapele”.

Takimin me Lejla Agollin, mikeshën e saj, por edhe një nga kompozitoret shqiptare, e ka lënë para operas. I gëzohen takimit me njëra-tjetrën, shijojnë një kafe, e sigurisht pa iu shmangur dot edhe bisedës për veshjen, që kanë zgjedhur këtë herë.

Për Lejlën, një veshje shik është zgjedhja më e mirë në të tilla raste! Sipas saj, njeriu duhet të dijë të respektojë e të bëhet pjesë e ambientit ku po shkon.

“Jam manjake sa i përket ndarjes së veshjeve. Bie fjala, nuk mund të vesh të njëjtën gjë si të shkoj në një dasmë, edhe në një opera. Natyrisht edhe në dasmë do të vishesh, sepse të kanë ftuar, do i nderosh ata dhe familjen, por opera është një tjetër klas”.

Kalon shumë kohë në Austri me fëmijët e saj dhe një muzikante nuk rri dot larg habitatit të saj. Është frekuentuese e operas jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku i është dhënë mundësia të shkojë.

“Kam parë në Paris kombinimin e lëkurës me copën, disa pantallona shik dhe një mantel, gjë që më ka mahnitur”.

Për të, veshja është një detaj i vogël, por me shumë vlerë, që e bën ta ndiejë muzikën, ta shijojë lojën e aktorëve e të bëhet pjesë e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.